Për të rinjtë e Devollit , një mundësi fantastike , në vecanti për studentë në fushën e bujqësisë apo informatikës ose të rinj të apasionuar në këto disiplina.
#AgriChallenge organizon në Korçë workshopin e hapur “Si të ndërtosh një projekt bujqësor me ndihmën e teknologjisë” ku ju mund të zhvilloni më tej idetë tuaja inovatore apo të diskutoni me startup-e të suksesshme.

Ky event do të zhvillohet në 11 dhjetor , në orën 11:00 në Bibliotekën Thimi Mitko.

Regjistrohuni në

Agrichallenge do të kulmojë në një Hackathon , në Mars të vitit 2022 , i cili do të shpërblejë financiarisht të rinjtë me ide të mira në fushën e dixhitalizimit të proçeseve të ndryshme bujqësore.