NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE
BASHKIA DEVOLL
SEKTORI I MENAXHIMIT TE BURIMEVE NJEREZORE
Nr._____prot Bilisht më __/___/2025
Drejtuar: www.Bashkia Devoll.al
NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE
Për pranimin në Shërbimin e MZSH-së (Sektori për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi), Bashkia Devoll
KREU I-Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi
Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi” Kreu III, neni 14/1 “pranimi në nivelin bazë të shërbimit të MZSH-së” dhe neni 15; Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.72 datë 27.12.2024; Urdherit të Kryetarit të Bashkisë nr 12., datë 20.01.2025; Shkresës nr.493, datë 25.01.2017 “Mbi përzgjedhjen e aplikantëve për punonjës të shërbimit të MZSH-së për nivelin bazë”, Bashkia Devoll njofton se në Sektorin e MZSH-së ka 3 (tre) vende të lira pune në nivelin bazë të këtij shërbimi në pozicionet e mëposhtme:
- Luftues Shpetues -Asistent zjarrfikës 2 (dy) vende te lira
KREU II-Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.
Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e mbrojtjës nga zjarri, ndërhyrja për shurjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjës së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Zjarrfikësi është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjës së gjallë dhe pronës. Duhet të njoh dhe te zbatoje orarin e veprimeve, të dije pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në cdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njoh dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.
Kërkesa të Përgjithshme për pranimin:
- Të jetë shtetas shqipëtar
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë për të kryer detyra me rrezik të shtuar
- Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucione të tjera
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
- Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale me dashje
- Të jetë i gjatë, jo më pak se 1.70
- Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë osë në qëndra të trajnimit zjarrfikës
KREU III-Dorëzimi i dokumenteve, kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Zyrën e Burimeve Njerezore –Sektori Menaxhimit Burimeve Njerëzore, Bashkia Devoll këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim drejtuar institucionit të Bashkisë (sektorit të shërbimit të MZSH-së)
- Fotokopje e ID (kartë identiteti);
- Çertifikatë familjare;
- Një kopje të jetëshkrimit( CV);
- Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
- Diplomë të njësuar me origjinalin të arsimit të mesëm(minimalisht);
- Listë notash të njësuar me origjinalin;
- Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
- Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit ( nëse ka);
- Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
- Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
- Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
- Formulari i aplikimit (plotësimi i të cilit bëhet pranë zyrës së menaxhimit të burimeve njerëzore, Bashkia Devoll,
Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 21/03/2025
Në datën 25/03/2025 , do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në faqen zyrtare të Bashkise dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet e pergjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër.
Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen individualisht (me e-mail) për shkaqet e moskualifikimit më date 28/03/2025
Ankesat nga kandidatët paraqiten në njësinë përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.
Konkurimi: provimi me shkrim do të bëhen në datën 02/04/2025, në mjediset e Bashkisë Devoll-Salla e Mbledhjeve, në orën 14-00.
Testi i aftësive fizike: i cili përmban, vrapim, peshën/gjatësi dhe testet e muskujve, dhe intervista me gojë do të zhvillohet 03/04/2025
Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi
Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
Ligjin nr.139/2015, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”;
Ligji nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”;
Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i Brendshëm”, i ngritur pranë Bashkise Devoll. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 (dyzetë) pikë për testimin me shkrim, 20 (njëzetë) pikë për intervistën me gojë dhe 40 (dyzetë) pikë për testin fizik.
Lista përfundimtare e kandidatëve të përzgjedhur fitues: do të shpallet sipas rendit zbritës në datën 07/04/2025.
Njoftimi do të bëhet: në faqen zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 09/04/2025.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në njësinë përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.
Për sqarime, mund të kontaktoni ose në adresën: www.bashkiadevoll.al ,ose prane ambjenteve te Bashkise Devoll.
Shpallja është e hapur për të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përgjithshme të sipërcituara.
Kandidatë fitues do të shpallen 2(dy) prej aplikantëve të renditur me pikët më të larta.
NJESIA E MENAXHMIT TE BURIMEVE NJEREZORE
A.Rushitaj
KRYETARI I BASHKISE
EDUARD DURO
Adresa: Bashkia Devoll, Lagjia Nr. 1, Rr. 24 Tetori Nr. 9, Tel & Fax +35581123815 22288, e-mail: