Njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar se janë hapur procedurat e aplikimit për subvencionim qiraje nga periudha Janar – Nëntor për vitin 2022.
Ky ligj përcakton rregullat dhe procedurat administrative dhe të shpërndarjes së programeve sociale për strehim, me qëllim krijimin e mundësive për strehim dhe në ndihmë të institucioneve shtetërore përgjegjëse.
Rregullat e subvencionimit të qirasë :
- Aplikimi i individit/familjes për të përfituar subvencionimin e qirasë do të bëhet pranë Njësisë së Qeverisjes Vendore , lista e përfituesve për subvencionim miratohet nga Këshilli i Njësisë së Veteqeverisjes Vendore. Kur subvencionimi i qirasë financohet pjesërisht apo plotësisht nga qeverisja qëndrore lista e përfituesve miratohet nga Bashkia më pas i përcillet ministrisë përgjegjëse për strehim.
- Përparësi në subvencionimin e qirasë sipas sistemit të pikëzimit kanë këto kategori.
- Individët me statusin e jetimit
- Personat me aftësi të kufizuar
- Invalidët e punës
- Familjet e policëve të rënë në detyrë
- Emigratët e rikthyer
- Puntor emigrant
- Azilkërkuesit
- Familjet e komunitetit rom
- Familjet e komunitetit egjiptian
- Viktimat e dhunës në familje
- Viktimat e trafikimit
- Prindërit e vetëm që kanë në ngarkim fëmijet
- Individët që i përkasin komunitetit LGBT
- Të mitur 14-18 vjeç dhe të rinjtë 18-21 vjeç në konflikt me ligjin
- Vajzat nëna pas daljes nga programi i banesave sociale të specializuara
Në bazë të ligjit nr. 22/2018 “Për Strehimin Social”, neni 9 “Parimi i transparencës dhe i informimit të publikut” organet e njësive të vetëqeverisjes vendore duhet të sigurojnë informacion të plotë , të lehtë për t’u gjetur dhe të kuptueshëm për çdo individ apo familje përsa i përket programeve sociale të strehimit.
Sipas nenit 13 të këtij ligji:
- Statusin e përfituesit nga programet sociale, e gëzon çdo individ që ka
mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët në momentin e aplikimit plotësojnë kushtet e mëposhtme:
- nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit
apo banojnë në banesa jashtë standardeve në fuqi, për të cilat normat e strehimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave;
- kanë mbetur të pastrehë, si rezultat:
- i fatkeqësive natyrore;
- prishjes së objekteve të pakualifikuara si banesë;
- i zhvendosjeve për shkak të investimeve publike dhe nga objektet e përjashtuara nga procesi i legalizimeve;
- nga zbatimi i akteve administrative dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë;
- Përfitojnë nga programet e strehimit social të këtij ligji edhe shtetas të huaj, me qëndrim të rregullt në Shqipëri dhe që kanë përfituar nga organet kompetente statusin si “punëtor emigrant” dhe/ose “azilkërkues”.
- Parashikimet e pikave 1 dhe 2, të këtij neni, zbatohen vetëm për ato individë/familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktimeve të nenit 3 të këtij
- Të drejtën për të përfituar nga programi i banesave sociale të specializuara e kanë edhe
të miturit nën moshën 18 vjeç, pas lirimit ose përfundimit të programit të masës alternative të shmangies, në rastin kur bazuar në një vendim gjyqësor ose një akt administrativ, mbeten të pastrehë, për arsye se nuk duhet të jetojnë me prindërit, kujdestarin ligjor ose me familjen e tyre.
DOKUMENTET QË DUHET TË DORËZOJE APLIKANTI
PËR PROGRAMET E STREHIMIT SOCIAL SUBVENCIONIM QIRAJE
1- Vërtetim banimi për të gjithë pjestarët e familjes
2- Vërtetim nga zyra e punës nëse janë të papunë
3- Certifikatë martesore
4- Certifikatë familjare
5- Kartat e identitetit (anëtarët mbi 18 vjeç) nën 18 vjeç certifikata personale
6- Vërtetim nga zyra e tatim-taksave që nuk kanë detyrime tatimore
7- Vërtetim nga hipoteka që nuk kanë shtëpi banimi dhe pasuri të palujtshme për të gjithë anëtarët
8- Kontrata e qirasë
9- Vërtetim nëse trajtohet apo jo me ndihma ekonomike
10- Vendimi i gjyqit (nëse ka UM, etj)
11- Vërtetim që trajtohet me KEMP
Për çdo informacion të mëtejshem interesohuni pranë zyrave të Kujdesit Social, Bashkia Devoll, ose mund të aplikoni për programin e strehimit subvencionim qiraje në portalin
e-albania.