Zyra e Gjendjes Civile

Shërbimet që ofron Zyra e Gjendjes Civile

Regjistrim i lindjeve dhe mbajtja e Aktit të Lindjes

Lista e dokumentave :

1- Për lindjet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë
– Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar / Prokurë e Posaçme
– Çertifikatë asistencë lindje, lëshuar nga mjeku pasi është dokumenti që vërteton lindjen e shtetasve .

2- Për fëmijët e lindur jashtë territorit të Shqipërisë nga shtetas Shqiptarë me banim të përhershëm në Shqipëri ( deklarimi është bërë pranë Përfaqësive Diplomatike ose Konsullore Shqiptare, ose në Shërbimin e Gjendjes Civile të atij vendi ku ka ndodhur lindja)
– Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar / Prokurë e Posaçme
– Aktin e lindjes të mbajtur jashtë shtetit i cili duhet të jetë
a) Legalizuar me vulë Apostile ,vulë  nga konsullata ose ambasada shqiptare në shtetin e huaj.
b) I përkthyer në gjuhën Shqipe dhe i noterizuar  në Shqipëri.

Lindja regjistrohet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku kanë vendbanimin prindërit.
Për çdo lindje që regjistrohet brenda 60 ditëve  nga dita e lindjes për fëmijët e lindur  brenda vendit  dhe 90 ditë për fëmijët e lindur jashtë  vendit   përfitohet  shpërblim 5000 lek.

 Regjistrimi dhe mbajtja e Aktit  të  Martesës   

 Martesa regjistrohet në Zyrën e Gjëndjes Civile të vendbanimit të nuses ose të dhëndrit.
Për lidhje martese duhet që bashkëshortet, si vajza dhe djali të kenë mbushur moshën 18 vjeç.

Lista e dokumentave
1- Për martesat  brenda territorit të Republikës së Shqipërisë
– Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar / Prokurë e Posaçme
– 10  ditë  nga e nesërmja që bëhet shpallja e martesës  mbahet Akti i Martesës , duke paraqitur certifikatë për   lidhje martese .
2- Për martesat  e mbajtura  jashtë territorit të Shqipërisë nga shtetas Shqiptarë ose me shtetas të huaj  ( deklarimi është bërë pranë Përfaqësive Diplomatike ose Konsullore Shqiptare, ose në Shërbimin e Gjendjes Civile të atij vendi ku është mbajtur martesa)
– Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar / Prokurë e Posaçme
– Aktin e martesës  të mbajtur jashtë shtetit i cili duhet të jetë
a) Legalizuar me vulë Apostile ,vulë  nga konsullata ose ambasada shqiptare në shtetin e huaj.
b) I përkthyer në gjuhën Shqipe dhe i noterizuar  në Shqipëri.

Regjistrimi   dhe mbajtja e Aktit të Vdekjes 

Vdekja mbahet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku ka vendbanimin  i ndjeri. Afati i rregjistrimit të vdekjes është 10 ditë për vdekjet e ndodhura brenda shtetit, dhe 60 për ato jashtë vendit.

Lista e dokumentave :

1- Për vdekjet  brenda territorit të Republikës së Shqipërisë 
– Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar / Prokurë e Posaçme
– Skeda e vdekjes, lëshuar nga mjeku i familjes  .

2- Për vdekje të ndodhura nga aksidente,vetvrasje,të tjera.     

-Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar
– Skeda e vdekjes, lëshuar nga eksperti mjeko – ligjor

-Vertetim nga Prokuroria  .

3- Për vdekjet e ndodhura jashtë territorit të Shqipërisë  ( deklarimi është bërë pranë Përfaqësive Diplomatike ose Konsullore Shqiptare, ose në Shërbimin e Gjendjes Civile të atij vendi ku ka ndodhur lindja) 
– Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar .
– Aktin e Vdekjes të mbajtur jashtë shtetit i cili duhet të jetë
a) Legalizuar me vulë Apostile ,vulë  nga konsullata ose ambasada shqiptare në shtetin e huaj.
b) I përkthyer në gjuhën Shqipe dhe i noterizuar  në Shqipëri

 

Ndryshim vendbanimi( Leja Banimi)

Lista e dokumentave :

Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar
Kontrate qeraje ose çertifikate  pronesie (e noterizuar) te baneses qe do jetoje familja.

Kerkese me shkrim

 

Ndarjet dhe bashkimet  familjare

Lista e dokumentave :

Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar
Fotokopjo e  noterizuar e certifikates së  pronesisë te baneses (bashkim familjar)

Tarifa e pagesës 1000 lekë.

 

 Zbatimi i Vendimeve të Gjykatës 

Korrigjim gabim material për rastet:

  • plotësim mbiemri para martese
  • hedhur gabim emri,mbiemri,atësia,amësia,datëlindje , vendlindje.

Çertifikatë Familjare/Lindje/Martese/Vdekje  për  përdotim brenda vendit

Çertifikatë Familjare/Lindje/Martese/Vdekje  për  përdotim jashtë vendit

Çertifikatë për lidhje martese,

 

Çertifikatë për shpërblim lindje.  

Çertifikatë për sigurimet shoqërore (shpenzime varrimi,pensioni,pagesë   kontributesh)

Çertifikatë lidhje martese

  • Pajisje me certifikatë nga arshiva e Gjendjes Civile për aktet e mbajtura në
  • Rregjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile pas Vitit 2009
  • Pajisje me certifikatë nga arshiva e Gjendjes Civile për aktet e mbajtura në *Rregjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile para Vitit 2010

 

Vërtetetim i njëjti person

Lista e dokumentave :

  • Fotokopje dokumentit të identifikimit
    Çertifikatë personale ose familjare me shënimin përkates të korigjimit të emrit /mbiemrit / datëlindjes/ vendlindjes nga Zyra e Gjendes Civile ku është bërë  korigjimi apo ndryshimi

Për informacione të mëtejshme drejtohuni pranë Zyrës së Gjendjes Civile në të gjitha Njësitë Administrative ( Bilisht , Miras , Hoçisht , Progër , Qëndër Bilisht ) të Bashkisë Devoll.

 

TARIFAT  PËR SHËRBIMET E ZYRËS TË GJENDJES CIVILE