NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

 

 

 

 

        BASHKIA DEVOLL

       SEKTORI I MENAXHIMIT TE BURIMEVE NJEREZORE

 

 

  Nr._____prot                                                                                               Bilisht  më __/___/2025

 

Drejtuar: www.Bashkia Devoll.al

 

 

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

 

Për pranimin në Shërbimin e MZSH-së (Sektori për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi), Bashkia Devoll

 

KREU I-Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi” Kreu III, neni 14/1 “pranimi në nivelin bazë të shërbimit të MZSH-së” dhe neni 15; Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.72 datë 27.12.2024; Urdherit  të Kryetarit të Bashkisë nr 12., datë 20.01.2025; Shkresës nr.493, datë 25.01.2017 “Mbi përzgjedhjen e aplikantëve për punonjës të shërbimit të MZSH-së për nivelin bazë”, Bashkia Devoll  njofton se në Sektorin e MZSH-së ka 3 (tre) vende të lira pune në nivelin bazë të këtij shërbimi në pozicionet e mëposhtme:

  1. Luftues Shpetues -Asistent zjarrfikës 2 (dy) vende te lira

KREU II-Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e mbrojtjës nga zjarri, ndërhyrja për shurjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjës së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Zjarrfikësi është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjës së gjallë dhe pronës. Duhet të njoh dhe te zbatoje orarin e veprimeve, të dije pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në cdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njoh dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.

 

 

 

Kërkesa të Përgjithshme për pranimin:

  1. Të jetë shtetas shqipëtar
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë për të kryer detyra me rrezik të shtuar
  4. Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucione të tjera
  5. Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
  6. Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale me dashje
  7. Të jetë i gjatë, jo më pak se 1.70
  8. Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë osë në qëndra të trajnimit zjarrfikës

KREU III-Dorëzimi i dokumenteve, kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Zyrën  e Burimeve Njerezore  –Sektori Menaxhimit Burimeve Njerëzore, Bashkia Devoll këto dokumenta: 

  1. Kërkesë me shkrim drejtuar institucionit të Bashkisë (sektorit të shërbimit të MZSH-së)
  2. Fotokopje e ID (kartë identiteti);
  3. Çertifikatë familjare;
  4. Një kopje të jetëshkrimit( CV);
  5. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
  6. Diplomë të njësuar me origjinalin të arsimit të mesëm(minimalisht);
  7. Listë notash të njësuar me origjinalin;
  8. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
  9. Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit ( nëse ka);
  10. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
  11. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
  12. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
  13. Formulari i aplikimit (plotësimi i të cilit bëhet pranë zyrës së menaxhimit të burimeve njerëzore, Bashkia Devoll,

 

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 21/03/2025

 

Në datën 25/03/2025 , do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në faqen zyrtare të Bashkise dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet e pergjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër.

Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen individualisht (me e-mail) për shkaqet e moskualifikimit më date 28/03/2025

Ankesat nga kandidatët paraqiten në njësinë përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

Konkurimi: provimi me shkrim do të bëhen në datën 02/04/2025, në mjediset e Bashkisë Devoll-Salla e Mbledhjeve, në orën 14-00.

Testi i aftësive fizike: i cili përmban, vrapim, peshën/gjatësi dhe testet e muskujve, dhe intervista me gojë do të zhvillohet 03/04/2025

Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi

Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

Ligjin nr.139/2015, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”;

Ligji nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për  shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”;

 

Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i Brendshëm”, i ngritur pranë Bashkise Devoll. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 (dyzetë) pikë për testimin me shkrim, 20 (njëzetë) pikë për intervistën me gojë dhe 40 (dyzetë) pikë për testin fizik.

Lista përfundimtare e kandidatëve të përzgjedhur fitues: do të shpallet sipas rendit zbritës në datën 07/04/2025.

Njoftimi do të bëhet: në faqen zyrtare të Bashkisë  dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 09/04/2025.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në njësinë përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

Për sqarime, mund të kontaktoni ose në adresën: www.bashkiadevoll.al  ,ose prane ambjenteve te Bashkise Devoll.

Shpallja është e hapur për të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përgjithshme të sipërcituara.

Kandidatë fitues do të shpallen 2(dy) prej aplikantëve të renditur me pikët më të larta.

 

 

NJESIA E MENAXHMIT TE BURIMEVE NJEREZORE

A.Rushitaj

 

KRYETARI I BASHKISE

EDUARD DURO

 

 

Adresa: Bashkia Devoll, Lagjia Nr. 1, Rr. 24 Tetori Nr. 9,    Tel & Fax +35581123815  22288, e-mail:

bashkiadevoll@gmail.com

 

Njoftim për pozicion të lirë Pune Bashkia Devoll

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA DEVOLL

                                                                                                   

                                                                                                                      Bilisht  më    12/03   /2025

 

Njoftim për pozicion të lirë Pune
Bashkia Devoll

 

Mbi bazen e vendimit nr. 06 date 29.01.2025 te Keshillit te Bashkise Devoll, miratuar nga Prefekti I Qarkut Korce me Nr 133/1 Prot. date 13.02.2025 protokolluar me tonen me Nr 337/1 Prot. date 17.02.2025 njoftojme per  vende te lira pune.

 

Pozicioni:Psikolog/ Punonjes Social
Data e hapjes së aplikimit:12.03.2025
Data e mbylljes së aplikimit: 19.03.2025
Titulli i pozicionit: Psikolog/Punonjes Social
Vendi: Bashkia Devoll
Kohëzgjatja: 10  muaj

 

Informacion i përgjithshëm për projektin

Projekti “4 Rrota në Shërbim” është një projekt 12 mujor i financuar nga Fondi Social që zbatohet ne territorin e Bashkise Devoll. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimin e Shërbimeve Sociale që Bashkia Devoll ofron për të mbrojtur fëmijët nga dhuna, neglizhenca dhe shfrytëzimi përmes funksionimit të Shërbimeve psiko-sociale të lëvizshme.

“4 Rrota në Shërbim” nëpërmjet kombinimit të shërbimeve shoqërore të integruara nepermjet dhenies se këshillimit psikologjik I cili  synon të mbrojë, referojë dhe trajtojë cdo nevojë për shërbime që kanë shtresat me në nevojë.

Skuadra e shërbimeve të lëvizshme për mbrojtjen e fëmijeve do të ketë si pjesë të saj të personelit psikolog/ punonjës sociale, I cili do të trajtoje dhe menaxhojë rastet e fëmijeve dhe të familjeve të tyre. Objektivi kryesor i këtij projekti është garantimi i respektimit të të drejtave të fëmijëve, për ti mbrojtur ata nga të gjitha format e abuzimit dhe shfrytëzimit, duke lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri përmes ofrimit të shërbimeve të integruara të kujdesit dhe mbrojtjes shoqërore.

Funksionet bazë të pozicionit:
Bashkia Devoll kërkon të angazhojë nje (1): Psikolog/punonjes social

Për të ofruar shërbime këshillimi dhe mbështetjeje psikologjike për personat me aftësi të kufizuar, femijet në situatë rruge, jetim, me aftësi te kufizuara, si dhe fëmijët viktima të dhunës abuzimit apo shfrytëzimit.

 

Detyrat e psikologut/punonjesit social janë këto:

  1. Vlerësimi i funksionimit social. Ky aktivitet realizohet duke:

a- Vlerësuar mënyrën sesi pacienti i krijon marrëdhëniet me njerëzit rreth tij, grupet, institucionet dhe komunitetin në të cilin bën pjesë.

b- Evidentuar stresorët dhe faktorët socialë që ndikojnë në rëndimin e gjendjes.

c- Vlerësuar nevojat sociale qoftë në planin individual, qoftë në atë familjar.

d- Ekzaminuar burimet mbështetëse dhe pikat e forta të pacientit që do të lehtësonin punën e stafit.

  1. Këshillimi emocional. Ai fokusohet kryesisht në:

a- teknikat mbështetëse me qëllim zbutjen dhe lehtësimin e ngarkesës emocionale. Realizon seanca kwshillimi individuale apo në grup, në Qendër ose në komunitet.

b- ndërhyrje në rastet e krizave duke u bazuar në këshillim intensiv.

  1. Puna me familjen.

a- vlerësimin e dinamikave të familjes, roleve të anëtarëve, mënyrave të ndërveprimit dhe komunikimit mes pjesëtarëve të familjes etj.

b- psikoedukim, në mënyrë që familjarët të kuptojnë sëmundjen dhe sesi të reagojnë ndaj saj,

c- punë me anëtarët e familjes për të ulur ndjenjat e fajësisë, konsumimit etj.

  1. Të qënit anëtar aktiv në ekipin multidisiplinar, duke bashkëpunuar ngushtë me profesionistët e tjerë
  2. Ofron trajtim psikologjik individual: Psikologu punon me individin me qëllim lehtësimin e shqetësimit dhe ruajtjen e funksionimit. Gjithashtu ndihmon në rritjen e aftësive dhe pavarësinë e pacientit. Ai / ajo e realizon këtë nëpërmjet:
    a- Psikoterapisë individuale
    b- Këshillimit psikologjik
    c- Mbështetjes emocionale
    d- Trajnimit të shprehive (shprehi emocionale, konjitive, sociale, praktike etj)

Informacion për pozicionin e punës:

Shërbimi nga psikologu/ punonjesi social do të kryhet me 100% të kohës

 

Psikologu/ punonjesi social  do të shoqërohet gjithmonë nga Stafi i qendra shumefunksionale ,

 

 

Kualifikimet e kërkuara:

Kandidati/ja duhet të përmbushë këto kritere:

  • Të jetë i/e diplomuar në Psikologji/ Shkenca sociale;
  • Të zotërojë liçensën e Psikologut;
  • Të mos jetë akuzuar apo dënuar më parë për vepra penale;
  • Të jetë i/e rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es;

Për të aplikuar:
Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet vijuese për aplikim jo më vonë se data 19.03.2025 në adresën: bashkiadevoll@gmail.com ose dorazi te zyra e protokollit ne Bashkine Devoll

– CV-në që tregon sfondin e arsimimit dhe përvojës, dhe një listë të detyrave të ngjashme të përfunduara
– Letër Shprehje interesi (një faqe) për këtë pozicion.
Të tjera:
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të kartës së identitetit;
– Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
– Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
– Certifikata të kualifikimeve;
– Referenca pune.

 

Sektori  i  Burimeve  Njerezore

 

 

Thirrje për aplikimet për çdo subjekt të interesuar, i cili kërkon të regjistrohet si Pronar Social !

Thirrje për aplikimet për çdo subjekt të interesuar, i cili kërkon të regjistrohet si Pronar Social !

 

Bazuar në ligjin 22/2018 “Për Strehimin Social”, i ndryshuar, neni 23 i këtij ligji hapen thirrjet pranë Bashkisë Devoll për vitin 2025 për regjistrimin e subjekteve publike dhe private si “Pronarë Sociale”.

 

Neni 23

Statusi i pronarit social

 

  1. Çdo subjekt publik, përveç njësive të vetëqeverisjes vendore, si edhe çdo subjekt privat, që investon në banesa sociale me qira ose që disponon banesa për t’i dhënë me qira, për familjet në nevojë për strehim, regjistrohet pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore me statusin e “pronarit social” nëse plotëson kushtet dhe kriteret e këtij neni.
  2. Njësia e vetëqeverisjes vendore, brenda muajit janar të çdo viti, publikon thirrjet për aplikimet për çdo subjekt të interesuar, i cili kërkon të regjistrohet si pronar social. Thirrja për aplikim përmban, veç të tjerave, kushtet për përfitimin e statusit “pronar social” dhe lehtësitë fiskale që miratohen nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore.
  3. Struktura përkatëse e njësisë së vetëqeverisjes vendore, pasi verifikon kushtet e banesës dhe përshtatshmërinë e saj me normat e strehimit, përgatit raportin e vlerësimit dhe ia drejton për miratim titullarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Në rast vlerësimi negativ, njoftohet subjekti i interesuar.
  4. Subjektit publik ose privat i jepet statusi “pronar social” kur:
  5. a) banesa e tij plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi, referuar raportit të strukturës së njësisë së vetëqeverisjes vendore;
  6. b) qiraja me të cilën ofrohet banesa me qira nuk është më e lartë sesa qiraja mesatare në tregun e lirë;
  7. c) nënshkruan një kontratë me njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku bien dakord për mënyrën e menaxhimit të banesës së tij;

ç) nënshkruan deklaratën se nuk do të refuzojë qiramarrësin për arsye që përbëjnë diskriminim.

 

 

 

 

Neni 24

Marrëveshja ndërmjet pronarit social dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore

 

Pronari social dhe njësia e vetëqeverisjes vendore nënshkruajnë një marrëveshje. Kjo marrëveshje parashikon:

  1. a) afatin e marrëveshjes, që nuk mund të jetë më pak se 3 vjet;
  2. b) masën e qirasë mujore dhe mënyrën e shlyerjes së saj;
  3. c) mënyrën e administrimit të pronës dhe të marrëdhënieve me qiramarrësin.

 

Neni 25

Mbështetja e pronarit social

(ndryshuar me ligjin nr. 48/2023, datë 22.6.2023)

 

  1. Pronari social mbështetet nëpërmjet financimeve për subvencionin e qirasë për familjet përfituese.
  2. Njësia e vetëqeverisjes vendore nëpërmjet buxhetit të saj ose me bashkëfinancim me buxhetin e shtetit financon për riparimin e banesës në pronësi të pronarit social, kur vlera e investimit nuk është më shumë se 30% e kostos së ndërtimit të një objekti të ri dhe jo më shumë se 1 000 000 lekë. Në rast se banesa ka nevojë për një vlerë më të madhe investimi, diferenca paguhet nga pronari social në mënyrë të menjëhershme ose me këste sipas marrëveshjes që lidhet midis tij dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore. Kontrata noteriale e lidhur ndërmjet njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe pronarit social, në këtë rast, lidhet me një afat më të gjatë se 5 vjet. Në rast se kontrata prishet në mënyrë të njëanshme nga pronari social, ky i fundit detyrohet të kthejë shumën e investuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore për vitet e ngelura, detyrim ky i cili parashikohet në kontratën e lidhur. Ky detyrim vendoset në kartelën e pasurisë së paluajtshme të pronarit social.