Falë punës dhe këmbënguljes së Sektorit të Kujdesit Social, në bashkëpunim me Fondacionin Kenedi, u bë e mundur të sigurohet një strehë e ngrohtë dhe ushqim i bollshëm për një fëmijë të mitur të braktisur nga prindërit. Faleminderit qendrës mikëpritëse Fondacionit Kenedi! Falë jush jeta e kësaj fëmije është e sigurt! ![]()

Për të jetuar shendetshëm, nevojiten terrene të pastra! Çdo ditë punonjësit e Agjencisë së Shërbimeve të angazhuar në pastrimin e terreneve nga mbeturinat! Ju lutem mbani pastër ambjentin, mos hidhni mbeturina pa kriter! Edukojini fëmijët, brezat e rinj, mos shkatërrojnë, mos dëmtojnë! Nëse vazhdoni të hidhni mbeturina në rrugë, në natyrë, pasojat janë tonat, të askujt tjetër!


Sektori i Bujqësisë, Ujitjes dhe Kullimit, Bashkia Devoll, vazhdon punën në terren, atje ku hasen problematika, me qëllim lehtësimin e jetës së banorëve. Drejt përfundimit sistemimi i rrugëve bujqësore, vendosja e tombinove dhe pastrimi i kanaleve ujitës në qytet si dhe në fshatrat e Njësisë Administrative Qendër Bilisht.

