#BashkiaNëPunë.

Pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi, ne do të vazhdojmë të jemi në shërbim të banorëve të Bashkisë Devoll, ne s’mund të ndalemi! Sektori i Bujqësisë, Ujitjes dhe Kullimit vazhdon punën për sistemimin dhe pastrimin e kanaleve kulluese dhe ujitëse në tokat bujqësore të fshatrave Miras, Menkulas, Ponçarë, Braçanj, Njësia Administrative Miras. Puna do të vazhdojë në të gjitha Njësitë.
#DoTëRingrihemiSërishtMëTëFortë💪

 

Image may contain: outdoor and natureImage may contain: plant, grass, sky, outdoor and nature

Buxheti i thjeshtuar qytetar 2021 – Bashkia Devoll

Projekti: “Ndjekja dhe verifikimi i premtimeve të fushatës zgjedhore në Shqipëri!

Projekti ndihmon qytetarët shqiptarë që të gjejnë dhe regjistrojnë premtimet elektorale të
politikanëve shqiptarë. Projekti ofron mjete dhe mundësi për të verifikuar realizimin e këtyre
premtimeve.
Qëllimi është që të mbahen nën përgjegjësi lidhur me premtimet deputetët e parlamentit shqiptar
dhe të zgjedhurit lokalë, kryetarët e Bashkive.
Këtij qëllimi i shërben përgatitja e buxheteve qytetare, që janë versione të thjeshtuara të
buxheteve bashkiake për vitin 2021. Nëpërmjet këtyre buxheteve qytetarët do të kuptojnë më
mire mënyrën e shpenzimeve dhe se si shpenzohen taksat e tyre.
Ju lutemi të gjeni në këtë dokument buxhetin e thjeshtuar qytetar të Bashkisë Devoll , Kalendarin per vitin 2021 si dhe Realcionin per Buxhetin 2021 .
Ju falenderojmë për mbështetjen dhe bashkëpunimin!

 

Relacion per Buxhetin 2021

Projekt buxheti 2021

Kalendari 2021

Me rastin e ditëve të bekuara të Pashkëve!

 

Me rastin e ditëve të bekuara të Pashkëve, në këto ditë ku jeta ka më shumë vlerë se kurrë, në këto ditë ku po sprovohemi me vështirësi, do të donim të bënim të gjithë një Lutje për ata të cilët nuk jetojnë më, por n’a mungojnë çdo ditë e më shumë si edhe për të gjithë ata të cilët humbën jetën papritur nga Virusi Covid! Të gjithë kishin emra dhe fytyra, jo vetëm shifra jetësh të humbura! Lutemi për jetët që pritën pranverën, por pranvera nuk erdhi kurrë për ta! Lutemi për njerëzit që nuk janë më! Qofshin ëngjëjt e zotit dhe të parajsës! Amen!

Solidaritet Dhe Humanizëm!

Gjatë përballimit të situatës humanitare, Bashkisë Devoll ju bashkua edhe kompania ALKO-IMPEX, duke dhuruar 100 pako ushqimore për familjet në vështirësi ekonomike! Mirënjohje dhe falenderime për ju miq që n’a u gjendët pranë kur më së shumti kishim nevojë!🙏
Ne vazhdojmë t’i gjendemi pranë shumë fami ljeve në nevojë duke përdorur në maksimum të gjitha kapacitetet që Bashkia disponon!
#SolidaritetDheHumanizëm!
#SëBashkuMëTëFortëNëLuftënKundërCov19