Bashkia Devoll organizoi veprimtarinë letraro-artistike në nderim të patriarkut të letrave shqipe , poetit me vlera universale Dritëro Agolli , në përkujtim të 90-vjetorit të lindjes së tij.
Dritëro Agolli nuk jeton më , por ai është i pranishëm përmes letrave
dhe krijimtaria e tij është e pasur me poezi ,
poema , tregime , romane ,
drama e skenare filmash .
Sot në 90-vjetorin e lindjes shkrimtari Dritëro Agolli është përkujtuar përmes poezive , këngëve dhe kujtimeve. Krenarë për Dritëroin tonë , përjetësisht do të mbetet i çmuar dhe i paharruar! 
















