Njoftojmë prindërit e Bashkisë Devoll se kanë filluar regjistrimet e fëmijëve për t’u bërë pjesë e kampit veror që do të organizohet përgjatë muajit korrik .

Fëmijët do të jenë të moshave 5-14 vjeç . Kampi do të zhvillohet prej orës 9:00 – 12:00 , në ambjentet e shkollës 9-vjeçare “Dritero Agolli “.

Ky aktivitet ka si qëllim promovimin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetin dhe po realizohet në bashkëpunim me Bashkinë Devoll dhe Shkollën 9-vjeçare ” Dritëro Agolli” Bilisht.

Fëmijët do të kenë mundësi të përfshihen në lojëra të ndryshme , aktivitete argëtuese në të cilat do të angazhohen edhe nënat si dhe do të kenë mundësi të konsumojnë diçka për të ngrënë .
Kampi veror realizohet në kuadër të projektit “Krijimi i hapësirave për nxjerrjen në pah të fuqisë së grave Rome dhe Egjiptiane “, organizohet nga
Qendra Treja mbështetur nga United Nations Development Programme – UNDP.