Eduard Duro, Kryetar i Bashkisë Devoll.

Eduard Duro lindi më 14 Shkurt 1976, në Devoll. Ka kryer studimet në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Menaxhim Marketingu, në vitet 1997-2001. Më herët, ka përfunduar  gjimnazin “Nesim Kaçani” Miras, në vitet 1990-1994. Ai është i martuar me znj. Ermira Duro (Lukra) dhe banon në qytetin e Bilishtit. Përfaqësues i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe anëtar i saj që prej vitit 1994. Eduard Duro ka një eksperiencë të pasur pune në administratë dhe sektorin privat. Karriera e tij do të niste si Përgjegjës i Zyrës së Financës në Komunën Miras në vitet 2001-2003. Ka punuar si Inspektor Kontrolli dhe Evazioni në Degën Tatimore Devoll në vitet 2003-2007, më tej si Agjent Doganor për Agjencinë DEAN shpk në Degën Doganore Kapshticë në vitet 2007-2019. Aktualisht, me detyrë Kryetar i Bashkisë Devoll.