Bashkia Devoll në bashkëpunim me #UNDP në Shqipëri , zhvilloi workshopin konsultues për hartimin e planeve vendore të veprimit për ri-integrimin social-ekonomik të të rikthyerve nga emigrimi dhe kërkimi i azilit prej komunitetit Rom dhe Egjiptian. 🤝
✅ Pjesëmarrës në këtë konsultim ishin përfaqësues të institucioneve vendore nga sektorë të edukimit , shëndetësisë , zyrës së regjistrimit civil , njësisë për mbrojtjen e fëmijëve , zyrës vendore e punësimit , shërbimeve për strehim dhe urbanizim , forcave lokale të policisë së shtetit , shërbimeve sociale , si dhe përfaqësues të të rikthyerve nga emigrimi dhe kërkimi i azilit prej komunitetit Rom dhe Egjiptian dhe shoqërisë civile vendore.
✅ Workshopi organizohet në kuadër të zbatimit të projektit “Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të rikthyerve në Ballkanin Perëndimor”, i financuar nga #Komisioni_Evropian 🇪🇺 dhe #UNDP , në bashkërendim me Bankën Botërore dhe Këshillin e Evropës dhe në bashkëpunim me Bashkitë e Devollit , Beratit dhe Fierit.