✅Devolli në zonën e gjelbër.
Pas njoftimit të Ministres së Shëndetësisë, Devolli u shpall zonë e gjelbër duke filluar nga dita e hënë.
Le të vazhdojmë të jemi të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm ndaj njëri-tjetrit, ashtu siç kemi qenë gjatë gjithë kësaj periudhe, në mënyrë qe kjo situatë të kalojë dhe t’i kthehemi sa më shpejt normalitetit, duke ndjekur rregullat sipas fashave të orarit të përcaktuar nga organet përkatëse.
Duke ju uruar shëndet gjithësecilit prej jush!