“Askush Të Mos Mbetet Pas”. Bashkia Devoll nenshkruan marreveshjen e re te grantit

Në prani të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, dhe Ambasadores së Zvicrës, u nënshkruan 12 marrëveshje grantesh me 12 bashki, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush Të Mos Mbetet Pas – LNB2”, i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. BAshkia Devoll eshte nje nder perftueset e ketyre granteve.

 

Këto grante do të përdoren për të themeluar dhe nxitur shërbime të reja të kujdesit social në nivel lokal, në përputhje me Ligjin 121/2016, duke zbatuar projekte inovative sipas Planit Social të bashkive. Projektet e propozuara nga bashkitë variojnë nga shërbimet për fëmijët me aftësi të kufizuara, deri tek mbështetja për të moshuarit.
 
Financuar nga Swiss Development & Cooperation Embassy of Switzerland in Albania, programi #LNB2 mbështet zotimin e Qeverisë Shqiptare për përmirësimin e sistemit të shërbimeve sociale të vendit.
Fokusi kryesor i projektit është të sigurojë që individët dhe grupet vulnerabël, të kenë qasje të përmirësuar në shërbimet publike që mbrojnë të drejtat e tyre sociale, të promovojë përfshirjen sociale, të forcojë mirëqenien dhe t’i fuqizojë ata të marrin pjesë aktivisht në proceset e vendimmarrjes së politikave publike që ndikojnë në jetën e tyre.

 

 

Rikonstruksion i rrugeve te brendshme ne disa fshatra te Bashkise Devoll

Ne disa fshatra te Bashkise Devoll eshte duke u nderhyre per rikonstruksionin e rrugeve te brendshme. Perftues te ketyre nderhyrjeve jane fshatrat Ponçare, Bitincke, Proger dhe Miras. Kjo nderhyrje vjen si nje pergjigje ndaj kerkesave te banoreve per nderhyrje ne rruget e amortizuara prej vitesh.

 

Nje tjeter Rikonstruksion eshte gjithashtu duke u kryer ne Lagjen e Çesmes se Madhe, Bilisht. Nderkohe ne fshatin Bitincke dhe ne Poçare jane drejt perfundimit dy nderhyrjet e para ne infrastrukturen e brendshme.

 
RTSH i kushtoi nje kronike te posaçme ketyre investimeve publike qe ka ndermarre Bashkia Devoll. Kete kronike mund ta ndiqni edhe ketu:

 

Sektori i ujitjes dhe kullimit vazhdon punimet në NJA Qendër Bilisht, Bitincke dhe Poloskë

Sektori i ujitjes dhe kullimit vazhdon punimet në Njësinë Administrative Qendër Bilisht! Po ashtu p vijon puna per pastrimin e përroit dhe sistemimin i mbetjeve urbane në fshatin Bitinckë. Gjithashtu vijon puna per  pastrim kanali ujitës, kullues dhe sistemim i rrugës në fshatin Poloskë.

 

Na ndiqni ne faqen tone zyrtare ne FB per te pare investimet publike dhe nderhyrjen ne infrastrukturen bujqesore qe po ben Bashkia Devoll, ne permbushje te misionit te ligjor.