NJOFTIM per percaktimin e vendeve ne territorin e Bashkise Devoll per afishimin e materialeve zgjedhore

Bashkia Devoll njofton te gjitha subjektet nen juridiksionin e vet se nga Kryetari i Bashkise eshte nxjerre vendimi nr 18 date 27.03.2025 “Per percaktimin e vendeve publike ne territorin e Bashkise Devoll per afishimin e materialeve propogandistike nga subjektet zgjedhore dhe materialeve zgjedhore edukuese zgjedhore”

Publikimi i ketij njoftimi eshte detyrim ligjor. Me permbajtjen ju mund te njiheni duke shfletuar linkun e meposhtem:

BASHKIA DEVOLL Bashkengjitur Informacionin Perkates.

 

THIRRJE PUBLIKE PËR KËSHILLIN VENDOR TË RINISË !

Bashkia Devoll shpall thirrjen publike për anëtarësim në Këshillin Vendor të Rinisë. Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kriteret. Kandidati/ja duhet të jetë banor i bashkisë së Devollit dhe i moshës prej 15 deri 29 vjeç.

Përzgjedhja mes individëve që kanë shprehur interes bëhet nga grupi i punës përgjegjës i ngritur pranë Bashkisë duke u bazuar në kriteret dhe procedurat që parashikon ligji.

Kandidatët për KVR, përfaqësues nga të rinj aktiv të bashkisë Devoll duhet të përmbushin këto kritere:

Kandidatët për KVR , përfaqësues nga të rinj aktiv të bashkisë Devoll duhet të aplikojnë brenda afatit duke derguar dokumentat me një klikim në adresën : Bashkiadevoll@gmail.com  

  Klikoni këtu për të aksesuar dokumentin e plotë !     

Kryetari i Bashkisë Devoll, Z. Eduard Duro, ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit së bashku me kryetarët e Bashkisë Pustec, Bashkisë Resnjë dhe Bashkisë Prespë.

Kryetari i Bashkisë Devoll, Z. Eduard Duro, ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit së bashku me kryetarët e Bashkisë Pustec, Bashkisë Resnjë dhe Bashkisë Prespë. ✍️

Ceremonia e nënshkrimit të këtij memorandumi u mbështet nga pjesëmarrja e Ambasadorit të Bashkimit Europian për Maqedoninë e Veriut, Z. Michalis Rokas, menaxherit të UNDP në Greqi dhe të institucioneve të qeverisjes qëndrore dhe vendore të Greqisë.

✔️ Memorandumi i Mirëkuptimit është hapi i parë për krijimin e EGTC në Prespë, i cili ka për qëllim, përmes aktiviteteve të veta, të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshem të zonës së Prespës.

✔️ Kryetarët e katër bashkive ndërmorën një hap të rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin ndërkufitar, si edhe për të promovuar një menaxhim të resurseve natyrore dhe zhvillimin e rajonit të Liqeneve të Prespës.

Tetori Rozë – Të bashkuar për të njejtën kauzë!

Tetori Rozë – Të bashkuar për të njejtën kauzë!

“Drejtoria e Shërbimit Social, Shëndetësor dhe Strehimit” në bashkëpunim me Gjimnazin “Fuat Babani” dhe “Drejtorinë e Shërbimit Spitalo Devoll, organizoi ditën e sotme një Fushatë Sensibilizuese në Bashkinë Devoll në kuadër të muajit Tetor, si “Muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit”.

Nën moton “Duaje veten, kontrollohu në kohë”, u shpërndanë informacione e fletëpalosje në komunitet dhe fjongo në shenjë solidarizimi për këtë kauzë.

Kontrollohuni tek mjeku dhe Mbrohuni nga kanceri i gjirit, zbulimi i hershëm ju shpëton jetën.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të zbatimit të Projektit “Rinisim të lexojmë dhe argëtohemi së bashku”, financuar nga programi i përbashkët i OKB-së, “Askush të mos mbetet pas / Leave no one behind” (LNB2), të mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim/SDC.