Kryetari i Bashkisë Devoll, Z. Eduard Duro, ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit së bashku me kryetarët e Bashkisë Pustec, Bashkisë Resnjë dhe Bashkisë Prespë. ✍️
Ceremonia e nënshkrimit të këtij memorandumi u mbështet nga pjesëmarrja e Ambasadorit të Bashkimit Europian për Maqedoninë e Veriut, Z. Michalis Rokas, menaxherit të UNDP në Greqi dhe të institucioneve të qeverisjes qëndrore dhe vendore të Greqisë.
✔️ Memorandumi i Mirëkuptimit është hapi i parë për krijimin e EGTC në Prespë, i cili ka për qëllim, përmes aktiviteteve të veta, të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshem të zonës së Prespës.
✔️ Kryetarët e katër bashkive ndërmorën një hap të rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin ndërkufitar, si edhe për të promovuar një menaxhim të resurseve natyrore dhe zhvillimin e rajonit të Liqeneve të Prespës.