Tetori Rozë – Të bashkuar për të njejtën kauzë!

“Drejtoria e Shërbimit Social, Shëndetësor dhe Strehimit” në bashkëpunim me Gjimnazin “Fuat Babani” dhe “Drejtorinë e Shërbimit Spitalo Devoll, organizoi ditën e sotme një Fushatë Sensibilizuese në Bashkinë Devoll në kuadër të muajit Tetor, si “Muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit”.

Nën moton “Duaje veten, kontrollohu në kohë”, u shpërndanë informacione e fletëpalosje në komunitet dhe fjongo në shenjë solidarizimi për këtë kauzë.

Kontrollohuni tek mjeku dhe Mbrohuni nga kanceri i gjirit, zbulimi i hershëm ju shpëton jetën.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të zbatimit të Projektit “Rinisim të lexojmë dhe argëtohemi së bashku”, financuar nga programi i përbashkët i OKB-së, “Askush të mos mbetet pas / Leave no one behind” (LNB2), të mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim/SDC.