Gratë shprehen, flasin e ngrenë zërin që nevojat e tyre për shërbime më të mira sociale të dëgjohen e të shtohen në buxhetet e Bashkisë!
Qëndra Komunitare “Sot Për Të Ardhmen” në kuadër te projektit ” Merr pjesë , Shprehu, Vendos” kanë nxitur diskutimin për rritjen e aktivizmit të grave e vajzave në buxhetimin me pjesëmarrje .
Përfaqësues të Bashkisë Devoll dëgjuan nga gratë cilat janë ato shërbime që nevojitet të shtohen e përmirësohen në prioritetet e Buxhetit të Bashkisë !