Njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar se janë hapur procedurat e aplikimit për subvencionim qiraje nga periudha Janar – Nëntor për vitin 2021.
Në bazë të ligjit nr. 22/2018 “Për Strehimin Social”, neni 9 “Parimi i transparencës dhe i informimit të publikut” organet e njësive të vetëqeverisjes vendore duhet të sigurojnë informacion të plotë , të lehtë për t’u gjetur dhe të kuptueshëm për çdo individ apo familje përsa i përket programeve sociale të strehimit.
Për çdo informacion të mëtejshem interesohuni pranë zyrave të Kujdesit Social, Bashkia Devoll.
Bashkia Devoll në zbatim të Ligjit Nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” I ndryshuar, Ligjit 22/2018 “Për Strehimin Social” VKM Nr. 453 datë 03.07.2019 “Për masën e subvencionit të Interesave të kredisë dhe Proçedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuara nga shteti”, njofton se ka filluar proçedurën e konkursit për përzgjedhjen e institucionit financiar për zbatimin e programit ” Për subvencionimin e interesave të kredisë”. Klikoni më poshtë për më tepër informacione !