U zhvillua në ambientet e Bashkisë Devoll seminari i parë, nga katër të planifikuara për zhvillimin e një plani veprimi ndërkufitar për menaxhimin e sistemit online dhe impianteve të trajtimit të bashkive Resen dhe Devoll.

Në seminar morën pjesë përfaqësues nga bashkitë e Resen dhe Devollit dhe shoqërive komunale në këto bashki, të cilët me ndihmën e ekspertëve analizuan gjendjen aktuale të ujërave, legjislacionin ekzistues në të dy vendet dhe më pas përcaktuan mundësitë për një bashkëpunim të mëtejshëm ndërkufitar. Në të ardhmen do të mbahen edhe tre seminare të përbashkëta të ekipeve të bashkisë së Resen dhe Devollit, gjatë të cilave do të krijohet, zbatohet plani i veprimit ndërkufitar dhe do t’u dorëzohet institucioneve përkatëse në të dy vendet. Ky seminar është realizuar në kuadër të projektit “Parandalimi i rreziqeve për praktikat e qëndrueshme mjedisore për prodhuesit agro-PRESPA” si pjesë e programit të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë financuar nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga Qendra për Iniciativë Qytetare Prilep, Bashkia Resen, Organizata për Menaxhimin e Destinacioneve Korçë dhe Bashkia Devoll.

Link: First workshop for the development of a cross-border action plan in Devoll