Këshilli Bashkiak Devoll, i dha titullin “Qytetar Nderi i Devollit” të ndjerit z. Myfit Lulo!

Këshilli Bashkiak Devoll, i dha titullin “Qytetar Nderi i Devollit” të ndjerit z. Myfit Lulo!
Myfit Lulo lindi më 28 Nëntor 1929 në fshatin Baban të rrethit Devoll. Që në rininë e tij, mori pjesë në shumë kantiere për rindërtimin e Atdheut, në tharjen e kënetave dhe ngritjen e hidroçentraleve dhe kombinateve në çdo cep të vendit. Ai ka qënë zëvendës / drejtor i kantierit të ndërtimit në Kombinatin Metalurgjik ne Elbasan. Jeta e tij është e shkruar në shumë qytete si : Gramsh, Elbasan , Cërrik , Tiranë etj.
Në vitet e fundit të jetës , ai ishte president i firmës së tij ndërtuese “Korça “, në Tiranë. Me ndërgjegjen e pastër dhe zemërmadhësinë e tij, ndihmoi shumë në jetën sociale dhe atë të ndërtimit të Devollit dhe në vende të tjera .Ai ndërroi jetë në 20 Shkurt 2019!

Gratë shprehen, flasin e ngrenë zërin që nevojat e tyre për shërbime më të mira sociale të dëgjohen e të shtohen në buxhetet e Bashkisë!

📍Qëndra Komunitare “Sot Për Të Ardhmen” në kuadër te projektit ” Merr pjesë , Shprehu, Vendos” kanë nxitur diskutimin për rritjen e aktivizmit të grave e vajzave në buxhetimin me pjesëmarrje . 
📍Përfaqësues të Bashkisë Devoll dëgjuan nga gratë cilat janë ato shërbime që nevojitet të shtohen e përmirësohen në prioritetet e Buxhetit të Bashkisë !
🤝UN Women Albania
🤝United Nations Albania
🤝Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Dritëro Agolli përkujtohet përmes poezive dhe këngës !

Dritëro Agolli nuk jeton më, por ai është i pranishëm përmes letrave dhe krijimtaria e tij është e pasur me poezi, poema, tregime, romane, drama e skenare filmash.

Në ditën e lindjes së tij , shkrimtari u përkujtua përmes poezisë  dhe këngës në një aktivitet të organizuar për nder të tij nga shkolla 9-vjecare “Dritëro Agolli” , në bashkëpunim me Bashkinë Devoll . Dritëro Agolli vlerësohet si një nga figurat qëndrore të poezisë shqipe dhe një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të “brezit të viteve 1960”. Nën perlat e penës dritëron mes vitesh e përjetë shpirti i gjallë i një poeti. Ëndërroi pa kushte, jetoi e shenjtëroi për veten, për Devollin, për Menkulasin, e për të gjithë ne. Duke na lënë pasurinë më të madhe që dora, shpirti e mendja mund të thurrin. E përkujtojmë në ditëlindjen e tij, ditën kur mishëroi letërsinë shqipe. Nëse për të tjerë çohemi në këmbë dhe duartrokasim, për të përulemi dhe falenderojmë me mirënjohje.

#DRITËROFSH_DHE_NË_BOTËN_TJETËR_PASURIA_E_KOMBIT TONË

  

Pranë familjeve në nevojë ! #BashkiaDevoll

👉Nëse ju bëni një punë të mirë për të tjerët, me atë dozë gëzimi, ju mund të shëroni edhe veten në të njëjtën kohë 😊
Së bashku i rikthyem buzëqeshjen Antonios dhe familjes së tij. Një dhuratë për Antonion ishte karroca me rrota e cila do e ndihmojë të jetojë si moshatarët e tij, do të dalë, të marrë ajër të pastër duke shëtitur në qytet. Tashmë jeta e tij do të jetë më e lehtë dhe do të mund të takohet me miqtë dhe bashkëmoshatarët e tij🤝
Bashkia Devoll me mbështetje të UNDP’Albania do të vijojë të qëndrojë pranë fëmijëve të komunitetit Rom dhe Egjiptian 👫 duke i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme si ato jetike dhe didaktike📎📒✏️