Konsultime Publike për Buxhetin dhe Paketën Fiskale !

Mbështetur në shkronjën “b” e pikës 1.3 të nenit 9, nenin 35, nenin 36,  shkronjën “f” të nenit 54 të Ligjit Nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore “; Ligjin Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar ;  Ligjin Nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar :

Bashkia Devoll do të kryejë Konsultime Publike për Buxhetin dhe Paketën Fiskale për vitin 2022 përkatësisht në këto data:

  1. Ditën e Hënë Datë 08.11.2021 ora 13:00 Njësia Administrative Miras , në ambjentet e godinës së Njësisë , në fshatin Miras.
  2. Ditën e Hënë Datë 08.11.2021 ora 15:00 Njësia Administrative Hocisht , në ambjentet e godinës së Njësisë , në fshatin Hocisht.
  3. Ditën e Martë Datë 09.11.2021 ora 13:00 Njësia Administrative Progër , në ambjentet e godinës së Njësisë , në fshatin Progër.
  4. Ditën e Martë Datë 09.11.2021 ora 15:00 Njësia Administrative Qendër-Bilisht , në ambjentet e godinës së Nënprefekturës Bilisht.
  5. Ditën e Mërkurë Datë 10.11.2021 ora 13:00 Qyteti Bilisht , në ambjentet e godinës së Nënprefekturës Bilisht.

 

Njoftohen të gjithë qytetarët dhe Bizneset e Qytetit të Bilishtit  dhe të Njësive Administrative të Bashkisë Devoll për pjesëmarrjen në këto konsultime sipas ditëve dhe orëve të sipërmendura më lart . “Buxhetimi me Pjesëmarrje” ju ofron mundësinë për të vendosur së bashku me pushtetin vendor për prioritetet më të rëndësishme në zonën ku banoni.

Ju mirëpresim !

 

                    Klikoni këtu për të aksesuar dokumentin e plotë !     

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (Specialist- Jurist)

 Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II ,III,IV dhe VII të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, në Bashkinë  Devoll, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të  pranimit në Shërbimin Civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionet:

 

  • 1 (nje) Specialist- “Jurist “ne “ Sektori Juridik dhe Prokurimeve”. Kategoria e pagës IV-a;

 

Klikoni këtu për të aksesuar dokumentin e plotë !

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (Specialist)

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II ,III,IV dhe VII të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, në Bashkinë  Devoll, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të  pranimit në Shërbimin Civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionet:

 

  • 1 (nje) Specialist të  Sektorit të Emergjencave Civile, Kategoria e pagës IV-a;

 

Klikoni këtu për të aksesuar dokumentin e plotë !