Thirrje për aplikimet për çdo subjekt të interesuar, i cili kërkon të regjistrohet si Pronar Social !

Thirrje për aplikimet për çdo subjekt të interesuar, i cili kërkon të regjistrohet si Pronar Social !

 

Bazuar në ligjin 22/2018 “Për Strehimin Social”, i ndryshuar, neni 23 i këtij ligji hapen thirrjet pranë Bashkisë Devoll për vitin 2025 për regjistrimin e subjekteve publike dhe private si “Pronarë Sociale”.

 

Neni 23

Statusi i pronarit social

 

  1. Çdo subjekt publik, përveç njësive të vetëqeverisjes vendore, si edhe çdo subjekt privat, që investon në banesa sociale me qira ose që disponon banesa për t’i dhënë me qira, për familjet në nevojë për strehim, regjistrohet pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore me statusin e “pronarit social” nëse plotëson kushtet dhe kriteret e këtij neni.
  2. Njësia e vetëqeverisjes vendore, brenda muajit janar të çdo viti, publikon thirrjet për aplikimet për çdo subjekt të interesuar, i cili kërkon të regjistrohet si pronar social. Thirrja për aplikim përmban, veç të tjerave, kushtet për përfitimin e statusit “pronar social” dhe lehtësitë fiskale që miratohen nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore.
  3. Struktura përkatëse e njësisë së vetëqeverisjes vendore, pasi verifikon kushtet e banesës dhe përshtatshmërinë e saj me normat e strehimit, përgatit raportin e vlerësimit dhe ia drejton për miratim titullarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Në rast vlerësimi negativ, njoftohet subjekti i interesuar.
  4. Subjektit publik ose privat i jepet statusi “pronar social” kur:
  5. a) banesa e tij plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi, referuar raportit të strukturës së njësisë së vetëqeverisjes vendore;
  6. b) qiraja me të cilën ofrohet banesa me qira nuk është më e lartë sesa qiraja mesatare në tregun e lirë;
  7. c) nënshkruan një kontratë me njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku bien dakord për mënyrën e menaxhimit të banesës së tij;

ç) nënshkruan deklaratën se nuk do të refuzojë qiramarrësin për arsye që përbëjnë diskriminim.

 

 

 

 

Neni 24

Marrëveshja ndërmjet pronarit social dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore

 

Pronari social dhe njësia e vetëqeverisjes vendore nënshkruajnë një marrëveshje. Kjo marrëveshje parashikon:

  1. a) afatin e marrëveshjes, që nuk mund të jetë më pak se 3 vjet;
  2. b) masën e qirasë mujore dhe mënyrën e shlyerjes së saj;
  3. c) mënyrën e administrimit të pronës dhe të marrëdhënieve me qiramarrësin.

 

Neni 25

Mbështetja e pronarit social

(ndryshuar me ligjin nr. 48/2023, datë 22.6.2023)

 

  1. Pronari social mbështetet nëpërmjet financimeve për subvencionin e qirasë për familjet përfituese.
  2. Njësia e vetëqeverisjes vendore nëpërmjet buxhetit të saj ose me bashkëfinancim me buxhetin e shtetit financon për riparimin e banesës në pronësi të pronarit social, kur vlera e investimit nuk është më shumë se 30% e kostos së ndërtimit të një objekti të ri dhe jo më shumë se 1 000 000 lekë. Në rast se banesa ka nevojë për një vlerë më të madhe investimi, diferenca paguhet nga pronari social në mënyrë të menjëhershme ose me këste sipas marrëveshjes që lidhet midis tij dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore. Kontrata noteriale e lidhur ndërmjet njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe pronarit social, në këtë rast, lidhet me një afat më të gjatë se 5 vjet. Në rast se kontrata prishet në mënyrë të njëanshme nga pronari social, ky i fundit detyrohet të kthejë shumën e investuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore për vitet e ngelura, detyrim ky i cili parashikohet në kontratën e lidhur. Ky detyrim vendoset në kartelën e pasurisë së paluajtshme të pronarit social.

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE, PËR NGRITJE NË DETYRË, DHE PRANIM NGA JASHTE NË KATEGORINË E ULËT DHE E MESME DREJTUESE

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Devoll shpall proçedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë  për pozicionet :

 

1 (Një) Pozicion – Drejtor I Drejtorise se Shërbimeve Sociale, Shendetesore dhe Strehimit, Kategoria e Pagës II-2;

                    Klikoni këtu për të aksesuar dokumentin e plotë !     

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE, PËR NGRITJE NË DETYRË, DHE PRANIM NGA JASHTE NË KATEGORINË E ULËT DHE E MESME DREJTUESE

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Devoll shpall proçedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë  për pozicionet :

 

1 (Një) Pozicion – Drejtor I Drejtorisë së të Ardhurave Lejave dhe Liçensave, Kategoria e Pagës II-2

 

                    Klikoni këtu për të aksesuar dokumentin e plotë !