Bazuar në ligjin 22/2018 “Për Strehimin Social”, neni 23 i këtij ligji hapen thirrjet pranë Bashkisë Devoll për vitin 2023 për regjistrimin e subjekteve publike dhe private si “Pronarë Sociale”.
Neni 23
Statusi i pronarit social
- Çdo subjekt publik, përveç njësive të vetëqeverisjes vendore, si edhe çdo subjekt privat, që investon në banesa sociale me qira ose që disponon banesa për t’i dhënë me qira, për familjet në nevojë për strehim, regjistrohet pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore me statusin e “pronarit social” nëse plotëson kushtet dhe kriteret e këtij neni.
- Njësia e vetëqeverisjes vendore, brenda muajit janar të çdo viti, publikon thirrjet për aplikimet për çdo subjekt të interesuar, i cili kërkon të regjistrohet si pronar social. Thirrja për aplikim përmban, veç të tjerave, kushtet për përfitimin e statusit “pronar social” dhe lehtësitë fiskale që miratohen nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore.
- Struktura përkatëse e njësisë së vetëqeverisjes vendore, pasi verifikon kushtet e banesës dhe përshtatshmërinë e saj me normat e strehimit, përgatit raportin e vlerësimit dhe ia drejton për miratim titullarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Në rast vlerësimi negativ, njoftohet subjekti i interesuar.
- Subjektit publik ose privat i jepet statusi “pronar social” kur: a) banesa e tij plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi, referuar raportit të strukturës së njësisë së vetëqeverisjes vendore; b) qiraja me të cilën ofrohet banesa me qira nuk është më e lartë sesa qiraja mesatare në tregun e lirë; c) nënshkruan një kontratë me njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku bien dakord për mënyrën e menaxhimit të banesës së tij; ç) nënshkruan deklaratën se nuk do të refuzojë qiramarrësin për arsye që përbëjnë diskriminim.
“Pronar social” është çdo subjekt publik, përveç njësive të vetëqeverisjes vendore, si edhe çdo subjekt privat, që investon në banesa sociale me qira ose që disponon banesa për t’i dhënë me qira, për familjet në nevojë për strehim.
Të gjithë të interesuarit të paraqiten pranë zyrës së strehimit social në Bashkinë Devoll.