Festival Folklorik Tipologjik Kombëtar të Lojërave Popullore dhe Riteve !

Ju ftojmë në organizimin e të parit “Festival Folklorik Tipologjik Kombëtar të Lojërave Popullore dhe Riteve” që mbahet në datat 14 dhe 15 korrik 2022, tek stadiumi i “Klubit KF Devolli” , në qytetin e Bilishtit.
👉 Me pjesëmarrjen e grupeve nga mbarë Shqipëria , të cilët për dy netë do të prezantojnë lojërat popullore dhe ritet e zonave të tyre.
Ju mirëpresim ! 🤗

Kampi Veror “Fantastiket” !

Njoftojmë prindërit e Bashkisë Devoll se kanë filluar regjistrimet e fëmijëve për t’u bërë pjesë e kampit veror që do të organizohet përgjatë muajit korrik .
🔴 Fëmijët do të jenë të moshave 5-14 vjeç . Kampi do të zhvillohet prej orës 9:00 – 12:00 , në ambjentet e shkollës 9-vjeçare “Dritero Agolli “.
👉 Ky aktivitet ka si qëllim promovimin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetin dhe po realizohet në bashkëpunim me Bashkinë Devoll dhe Shkollën 9-vjeçare ” Dritëro Agolli” Bilisht.
🔴 Fëmijët do të kenë mundësi të përfshihen në lojëra të ndryshme , aktivitete argëtuese në të cilat do të angazhohen edhe nënat si dhe do të kenë mundësi të konsumojnë diçka për të ngrënë .
👉 Regjistrimet do të bëhen pranë zyrës së Shërbimit Social të Bashkisë Devoll , prej orës 9:00 – 12:00 deri ditën e premte , datë 8 korrik . 🔴Regjistrohu dhe Ti! 🤗👌
Kampi veror realizohet në kuadër të projektit “Krijimi i hapësirave për nxjerrjen në pah të fuqisë së grave Rome dhe Egjiptiane “, organizohet nga Qendra Treja mbështetur nga United Nations Development Programme – UNDP.

Festa e Mjaltit të Parë !

“Festa e Mjaltit të Parë” përcolli shumë emocione mes vizitorëve , Bletërritësve dhe të gjithë dashamirësve të bletës , nëpërmjet shijimit të mjaltit në stendat e panairit , koreografisë të fëmijëve me kostume blete , si dhe aktivitetit artistik nga grupi i valleve me motive popullore. 🤩
Pjesëmarrës në këtë festë ishin Bletarë të Qarkut por edhe nga Shqipëria dhe Rajoni i Ballkanit , Zv.Ministri i Bujqësisë Z.Dhimitër Kote , Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Znj. Ana Verushi , Kryetari i Bashkisë Maliq Z.Gëzim Topçiu.
Bashkia Devoll si organizatore e kësaj veprimtarie ndau çertifikata mirënjohje për bletërritësit e vjetër dhe përfaqësues të shoqatave të tyre nga vendi dhe rajoni i Ballkanit : Kosovë , Greqi ,Turqi , Maqedonia e Veriut , Mali i Zi , Serbi , Bosnjë Hercegovina!

THIRRJE PUBLIKE PËR KËSHILLIN VENDOR TË RINISË !

Bashkia Devoll shpall thirrjen publike për anëtarësim në Këshillin Vendor të Rinisë. Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kriteret. Kandidati/ja duhet të jetë banor i bashkisë së Devollit dhe i moshës prej 15 deri 29 vjeç.

Përzgjedhja mes individëve që kanë shprehur interes bëhet nga grupi i punës përgjegjës i ngritur pranë Bashkisë duke u bazuar në kriteret dhe procedurat që parashikon ligji.

Kandidatët për KVR, përfaqësues nga të rinj aktiv të bashkisë Devoll duhet të përmbushin këto kritere:

Kandidatët për KVR , përfaqësues nga të rinj aktiv të bashkisë Devoll duhet të aplikojnë brenda afatit duke derguar dokumentat me një klikim në adresën : Bashkiadevoll@gmail.com  

  Klikoni këtu për të aksesuar dokumentin e plotë !     

 

Qendër Multifunksionale për personat në nevojë !

Bilishti do të ketë së shpejti një Qendër Multifunksionale për personat në nevojë , një donacion 17.968.030 lekë nga PNUD dhe bashkëfinancimi i Bashkisë në vlerën 3.200.000 lekë.
Sot së bashku me prefektin e Qarkut Korce Z.Nertil Jole dhe nënprefektin  e Bashkise Devoll Z.Henrik Rusi ,  kryetari i  Bashkisë Devoll Z.Eduard Duro panë nga afër ecurinë e punimeve në këtë qendërn , e cila do të ketë klasa për fëmijët në nevojë , sallë aktivitetesh dhe takimesh , sallë fizioterapie , dhomë mjeku , dhomë psikologu , mence me kuzhinë , 3 apartamente strehimi për viktimat e dhunës , fatkeqësive natyrore , jetimëve etj.