Plani Vendor i Veprimit për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane si dhe të Kthyerve nga Emigrimi dhe Azili (2022-2025)

Qeverisja e mirë dhe garantimi i një zhvillimi të qëndrueshëm janë në themel të asaj çka qeverisja në çdo nivel duhet të sigurojë për qytetarët. Kjo është veçanërisht sfiduese në nivel vendor ku problematikat e decentralizimit dhe reformimit i janë shtuar atyre të mëhershme. Për këtë nevojitet, ndër të tjera, një përmirësim i vazhdueshëm i menaxhimit të të gjitha burimeve vendore, forcimi i planifikimit strategjik, forcimi i kapaciteteve administrative dhe profesionale të administratës vendore, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve, rritja e pjesëmarrjes qytetare në proceset vendim-marrëse si dhe monitorimi i zbatimit të politikave dhe programeve në nivel vendor mbi bazën e parimit të mosdiskriminimit dhe angazhimit qytetar.

Një instrument i rëndësishëm që e mundëson mirëqeverisjen në nivel vendor janë planet vendore të zhvillimit. Ato përdoren nga bashkitë për të përmirësuar aspekte të qeverisjes vendore në kuadër të zbatimit të politikave të zhvillimit bazuar në vlerësimin e nevojave duke mundësuar shpërndarjen e prioritizuar të burimeve të vlefshme, lejon identifikimin e hendekut financiar për të negociuar me aktorë të tjerë dhe agjenci donatore në mbështetje të projekteve të zhvillimit në nivel vendor, si dhe mundëson monitorimin e rregullt të zbatimit të masave dhe aktiviteteve.

Ky dokument paraqet Planin Vendor të Veprimit për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane si dhe të Kthyerve nga Emigrimi dhe Azili  (2022-2025) të Bashkisë  Devoll (këtu e më poshtë PVVIREKEA (2022-2025), një instrument që do të garantojë që parimet e mirëqeverisjes do të zbatohen dhe mundësojnë integrimin dhe gjithëpërfshirjen e pakicave rome dhe egjiptiane në këtë bashki për periudhën 2022-2025. Ky plan vjen si një zhvillim progresiv i Planit Kombëtar për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2021-2025.

Në deklaratën e Partnerëve të Ballkanit Perëndimor mbi Integrimin e Romëve në Procesin e Zgjerimit të BE, Shqipëria bëri një angazhim për të vazhduar dhe rritur përpjekjet për barazi të plotë dhe integrimin e Romëve, veçanërisht përmes zbatimit dhe ndjekjes së Konkluzioneve të Përbashkëta të Seminareve Rome, në sektorët e Punësimit, Strehimit, Arsimit, Shëndetit, Regjistrimit civil, Mbrojtje Sociale dhe Mos-diskriminim. Shqipëria u angazhua për të zhvilluar, miratuar dhe zbatuar standarde rajonale mbi buxhetimin publik në lidhje me integrimin e romëve për politikat e synuara, si dhe rritjen e buxhetit publik (qëndror dhe lokal) për integrimin e këtij komuniteti; të krijojë kanale dhe mekanizma zyrtarë për përfshirjen e përbashkët të vetëqeverisjes vendore dhe komunitetit romë në formulimin e politikave, vendimmarrjes, zbatimit dhe monitorimit të përpjekjeve të ndërmarra për arritjen e objektivave të kësaj Deklarate.

Plani përputhet plotësisht me kornizën e re strategjike rome të BE-së për barazi, përfshirje dhe pjesëmarrje 2020-2030.

 

Përpjekjet e Bashkisë Devoll dhe organizatave të tjera, të dhënat nga viti I fundit (2021) tregojnë se ekzistojnë ende probleme të regjistrimit civil, arsimit, punësimit, kujdesit shëndetësor, strehimit dhe mbrojtjes sociale. Këto probleme janë edhe më të mëdha kur shtohet stigma sociale aktuale, stereotipet dhe diskriminimi që për fat të keq janë akoma të pranishme ndaj pakicave Rome dhe Egjiptiane.

Financimi për zbatimin e masave të parashikuara në PVVIREKEA (2022-2025), është parashikuar në buxhetin e Bashkisë Devoll, pas një vlerësimi të fondeve të disponueshme. Në rastet kur buxheti i Bashkisë nuk është i mjaftueshëm për përmbushjen e plotë të objektivave, PVVIREKEA (2022-2025) parashikon një ndarje të hendekut të financimit si dhe propozimin për fonde donatorësh. Në përmbushjen e këtij gendeku një rol të rëndësishëm do të luaj Projekti i PNUD “Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor”.

 

Klikoni këtu për të aksesuar pjesen narrative !

Klikoni këtu për të aksesuar matricen  !

 

 

Fuqizimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të rikthyerve në Ballkanin Perëndimor !

Në kuadrin e projektit “Fuqizimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të rikthyerve në Ballkanin Perëndimor” #UNDP po kërkon Organizata Jo-Qeveritare partnere për të hartuar dhe zbatuar projekte të vogla në mbështetje te proceseve ri-integruese të të rikthyerve, me fokus tek të rikthyerit nga pakicat Rome dhe Egjiptiane, në Bashkitë e Devollit, Fierit dhe Beratit.
Projektet duhet të mbulojnë fushat e mëposhtme:
Promovimin e programeve të kohezionit social në komunitetet ku jetojnë të rikthyerit, përmes programeve me bazë komunitare
Lehtësimin dhe rritjen e aksesit në sherbime për të rikthyerit.
Ju lutemi të gjeni më shumë informacion në UDHËZIMET PËR
APLIKIM duke klikuar:
Afati i fundit për pranimin e propozimeve të plota është 15.05.2022 në orën 12:00 të mesnatës.
Projekti “Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor” financohet nga Bashkimi Evropian European Union in Albania dhe zbatohet nga #UNDP Shqipëri në partneritet me Bashkitë e Devollit , Fierit dhe Beratit.

Devolli pa Makina !

NJOFTIM !
Në zbatim të Ligjit 9780 datë 16/07/2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit” si dhe Ligjit 8335 “Për Policinë Bashkiake” si dhe Ligjin 139/2015 datë 17/12/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” Rregulloren e Bashkisë Devoll “Për organizimin , funksionimin , detyrat dhe kompetencat e administratës së Bashkisë Devoll ” , në zbatim të udhëzimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit Nr.1 datë 24/03/2022 ” Për nevoja të mbrojtjes të mjedisit , parandalimin e ndotjes në mjedis dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit , caktimin e ditës pa makina “.
🚫Do të kufizohet përkohësisht qarkullimi të djelën e parë të çdo muaji .
👉Sipas udhëzimit të sipërcituar po ju vemë në dijeni të akseve në të cilat do të ndalohet qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve , nga ora 09-00 deri në 19-00 datë 03/04/2022 ditën e djelë .
⬛ Stacioni Fugonat e Korçës deri tek kryqëzimi i rrugës në fund të pazarit .
⬛ Nga rrethrrotullimi që hyn për në qendër deri tek sheshi në hyrje të pazarit .
⬛ Nga rruga e Spitalit deri tek sheshi i qytetit .

Ndërhyrje për përmirësimin e mjedisit dhe peisazhit urban të zonave nëpërmjet ndërhyrjeve që evokojnë traditën dhe autenticitetin e zonave të 100 fshatrave!

Në kuadër të projektit “Ndërhyrje për përmirësimin e mjedisit dhe peisazhit urban të zonave nëpërmjet ndërhyrjeve që evokojnë traditën dhe autenticitetin e zonave të 100 fshatrave”, u organizua workshop-i në ambjentet e Bashkisë Devoll, për identifikimin e nevojave të fshatrave Arrzë – Sinicë – Qytezë.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin : Fondi Shqiptar i Zhvillimit , MetroPOLIS , Horwath HTL , në bashkëpunim me përfaqësues të Bashkisë Devoll , përfaqësues të tre fshatrave me potencial turizmi në Devollin e Sipërm.
👉Në këtë takim u diskutua rreth strategjisë të zhvillimit për çdo zonë ndërhyrje dhe projektet prioritare , Masterplan zhvillimi territorial për çdo zonë , politikat e zhvillimit , analizat mjedisore , analizat sociale , ekonomike , si dhe analiza e riskut.
Qyteza , Arrza , Sinica , Nikolica përbëjnë një destinacion turistik , kulturor dhe historik të Devollit të Sipërm. Përmirësimi i infrastrukturës do krijojë mundësi të reja për zhvillimin e këtyre atraksioneve turistike dhe do të nxitë turizmin familjar.🛣🏡🏕

Njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar se janë hapur procedurat e aplikimit për subvencionim qiraje nga periudha Janar – Nëntor për vitin 2022!

Njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar se janë hapur procedurat e aplikimit për subvencionim qiraje nga periudha Janar – Nëntor për vitin 2022.

Ky ligj përcakton rregullat dhe procedurat administrative dhe të shpërndarjes së programeve sociale për strehim, me qëllim krijimin e mundësive për strehim dhe në ndihmë të institucioneve shtetërore përgjegjëse.

Rregullat e subvencionimit të qirasë :

  • Aplikimi i individit/familjes për të përfituar subvencionimin e qirasë do të bëhet pranë Njësisë së Qeverisjes Vendore , lista e përfituesve për subvencionim miratohet nga Këshilli i Njësisë së Veteqeverisjes Vendore. Kur subvencionimi i qirasë financohet pjesërisht apo plotësisht nga qeverisja qëndrore lista e përfituesve miratohet nga Bashkia më pas i përcillet ministrisë përgjegjëse për strehim.
  • Përparësi në subvencionimin e qirasë sipas sistemit të pikëzimit kanë këto kategori.
  1. Individët me statusin e jetimit
  2. Personat me aftësi të kufizuar
  3. Invalidët e punës
  4. Familjet e policëve të rënë në detyrë
  5. Emigratët e rikthyer
  6. Puntor emigrant
  7. Azilkërkuesit
  8. Familjet e komunitetit rom
  9. Familjet e komunitetit egjiptian
  10. Viktimat e dhunës në familje
  11. Viktimat e trafikimit
  12. Prindërit e vetëm që kanë në ngarkim fëmijet
  13. Individët që i përkasin komunitetit LGBT
  14. Të mitur 14-18 vjeç dhe të rinjtë 18-21 vjeç në konflikt me ligjin
  15. Vajzat nëna pas daljes nga programi i banesave sociale të specializuara

 

Në bazë të ligjit nr. 22/2018 “Për Strehimin Social”, neni 9 “Parimi i transparencës dhe i informimit të publikut” organet e njësive të vetëqeverisjes vendore duhet të sigurojnë informacion të plotë , të lehtë për t’u gjetur dhe të kuptueshëm për çdo individ   apo familje përsa i përket programeve sociale të strehimit.

 

Sipas nenit 13 të këtij ligji:

 

 

  1. Statusin e përfituesit nga programet sociale, e gëzon çdo individ që ka

mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët në momentin e aplikimit plotësojnë kushtet e mëposhtme:

 

  1. nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit

apo banojnë në banesa jashtë standardeve në fuqi, për të cilat normat e strehimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave;

  1. kanë mbetur të pastrehë, si rezultat:
  2. i fatkeqësive natyrore;
  3. prishjes së objekteve të pakualifikuara si banesë;
  • i zhvendosjeve për shkak të investimeve publike dhe nga objektet e përjashtuara nga procesi i legalizimeve;
  1. nga zbatimi i akteve administrative dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë;

 

  1. Përfitojnë nga programet e strehimit social të këtij ligji edhe shtetas të huaj, me qëndrim të rregullt në Shqipëri dhe që kanë përfituar nga organet kompetente statusin si “punëtor emigrant” dhe/ose “azilkërkues”.

 

  1. Parashikimet e pikave 1 dhe 2, të këtij neni, zbatohen vetëm për ato individë/familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktimeve të nenit 3 të këtij

 

  1. Të drejtën për të përfituar nga programi i banesave sociale të specializuara e kanë edhe

të miturit nën moshën 18 vjeç, pas lirimit ose përfundimit të programit të masës alternative të shmangies, në rastin kur bazuar në një vendim gjyqësor ose një akt administrativ, mbeten të pastrehë, për arsye se nuk duhet të jetojnë me prindërit, kujdestarin ligjor ose me familjen e tyre.

 

DOKUMENTET QË DUHET TË DORËZOJE APLIKANTI

PËR PROGRAMET E STREHIMIT SOCIAL SUBVENCIONIM QIRAJE

1-      Vërtetim banimi për të gjithë pjestarët e familjes

2-      Vërtetim nga zyra e punës nëse janë të papunë

3-      Certifikatë martesore

4-      Certifikatë familjare

5-      Kartat e identitetit (anëtarët mbi 18 vjeç) nën 18 vjeç certifikata personale

6-      Vërtetim nga zyra e tatim-taksave që nuk kanë detyrime tatimore

7-      Vërtetim nga hipoteka që nuk kanë shtëpi banimi dhe pasuri të palujtshme për të gjithë anëtarët

8-      Kontrata e qirasë

9-      Vërtetim nëse trajtohet apo jo me ndihma ekonomike

10-  Vendimi i gjyqit (nëse ka UM, etj)

11-  Vërtetim që trajtohet me KEMP

 

Për çdo informacion të mëtejshem interesohuni pranë zyrave të Kujdesit Social, Bashkia Devoll, ose mund të aplikoni për programin e strehimit subvencionim qiraje në portalin

e-albania.

 

Klikoni këtu për të shkarkuar dokumentin e plotë !