Workshop konsultues për hartimin e planeve vendore të veprimit për ri-integrimin social-ekonomik të të rikthyerve nga emigrimi dhe kërkimi i azilit prej komunitetit Rom dhe Egjiptian!
Bashkia Devoll në bashkëpunim me #UNDP në Shqipëri , zhvilloi workshopin konsultues për hartimin e planeve vendore të veprimit për ri-integrimin social-ekonomik të të rikthyerve nga emigrimi dhe kërkimi i azilit prej komunitetit Rom dhe Egjiptian.
Pjesëmarrës në këtë konsultim ishin përfaqësues të institucioneve vendore nga sektorë të edukimit , shëndetësisë , zyrës së regjistrimit civil , njësisë për mbrojtjen e fëmijëve , zyrës vendore e punësimit , shërbimeve për strehim dhe urbanizim , forcave lokale të policisë së shtetit , shërbimeve sociale , si dhe përfaqësues të të rikthyerve nga emigrimi dhe kërkimi i azilit prej komunitetit Rom dhe Egjiptian dhe shoqërisë civile vendore.
Workshopi organizohet në kuadër të zbatimit të projektit “Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të rikthyerve në Ballkanin Perëndimor”, i financuar nga #Komisioni_Evropian dhe #UNDP , në bashkërendim me Bankën Botërore dhe Këshillin e Evropës dhe në bashkëpunim me Bashkitë e Devollit , Beratit dhe Fierit.
Bashkia Devoll në bashkëpunim me CRCA vijon me aktivitetet ndërgjegjësuese në kuadër të “ 16 Ditëve Të Aktivizimit Të Luftës Kundër Dhunës Me Bazë Gjinore “ , ku vazhdohet me thirrjet për veprime konkrete në lidhje me dhunën në familje apo dhunën ndaj grave dhe vajzave pa dallim moshe , si një shkelje e rëndë e të drejtave themelore te njeriut.
Në gjimnazin “Nesim Kaçani “ në Miras , dhe më pas në një takim me gra dhe vajza të Njësisë Administrative Miras u zhvilluan shumë diskutime dhe ide , për problematikat dhe zgjidhjet që ofrohen për viktimat e dhunës në familje .
Institucionet arsimore janë burim i rëndësishëm për identifikimin e rasteve të dhunës në familje dhe mbështetjen e fëmijëve si viktimë apo dëshmitar të dhunës. Këto institucione kanë po ashtu rol të rëndësishëm në ngritjen e ndërgjegjësimit lidhur me dhunën në familje dhe njoftimin e instancave të tjera për rastet e fëmijëve që kanë nevojë për mbrojtje.
Arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i grave dhe vajzave kërkon përpjekje më të fuqishme nga të gjithë së bashku nën një zë : “ Të ndalim dhunën ndaj grave TANI !”
Denonconi çdo rast dhune fizike ose psikologjike në numrin e policisë së shtetit 129!
Për të rinjtë e Devollit , një mundësi fantastike , në vecanti për studentë në fushën e bujqësisë apo informatikës ose të rinj të apasionuar në këto disiplina.
#AgriChallenge organizon në Korçë workshopin e hapur “Si të ndërtosh një projekt bujqësor me ndihmën e teknologjisë” ku ju mund të zhvilloni më tej idetë tuaja inovatore apo të diskutoni me startup-e të suksesshme.
Ky event do të zhvillohet në 11 dhjetor , në orën 11:00 në Bibliotekën Thimi Mitko.
Regjistrohuni në
Agrichallenge do të kulmojë në një Hackathon , në Mars të vitit 2022 , i cili do të shpërblejë financiarisht të rinjtë me ide të mira në fushën e dixhitalizimit të proçeseve të ndryshme bujqësore.