Krenari dhe mirënjohje pafund për nxënësit e Gjimnazit “Fuat Babani”!

Krenari dhe mirënjohje pafund për nxënësit e Gjimnazit “Fuat Babani” të cilët me rezultatet e tyre e kanë renditur shkollën mes më të mirave në qarkun e Korçës!
Në olimpiadën e organizuar nga “Laboratori i Dijes” nxënësit kanë dalë fitues në pesë disiplina teksa janë vlerësuar me çmime të ndryshme🥇🥈
Konkretisht:
Në Shkencat Sociale -Çmim Inkurajues.
Në Fizikë – Çmim Nderi.
Në Informatikë – Çmim Inkurajues.
Në Matematikë – Çmim Inkurajues.
Në Biologji-Kimi – Çmimin e tretë.
Ne nivel shkolle u vleresua me Çmimin Inkuranjues.
Në ceremoninë ndarjes së çmimeve Kryetari Bashkisë Devoll Z. Eduard Duro dhe Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Devoll Znj. Imelda Çuçka kanë dorëzuar çertifikatat dhe kanë uruar nxënësit për përfaqësimin dinjitoz në këtë olimpiadë.

Nënshkruhet marrëveshja për financimin e Lotit II-të të rikonstruksionit të rrugës Bilisht-Vërnik !

Pas financimit të lotit të parë , Ambasadori Bullgar në Shqiperi Z. Momchil Raichevski dhe Kryetari i Bashkisë Devoll Z. Eduard Duro , në praninë dhe të deputetes së zonës Znj.Edlira Bode nënshkruan një marrëveshje për financimin e Lotit II-të  të rikonstruksionit të rrugës Bilisht- Vërnik , bashkëfinancim i Qeverisë Bullgare dhe Bashkisë Devoll.

#FALËNDERIM dhe #MIRËNJOHJE për Qeverinë Bullgare e cila vijon të mbështesë Bashkinë e Devollit . Rikonstruksioni i rrugës Bilisht-Vërnik do të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatës lokale dhe në zhvillimin e zonës.

Stop dhunës në familje !

Në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore , ditën e sotme Bashkia Devoll në bashkëpunim me Linjën e Këshillimit për Gra dhe Vajza zhvilloi një takim ndërgjëgjësues me nxënësit e shkollës 9-vjecare “Hasan Bitincka” ku u diskutua mbi fenomenin e dhunës në familje , format e shfaqjes së saj , shkaqet dhe pasojat që sjell , si dhe vënia në dijeni mbi ndryshimet e fundit që ka pësuar “Ligji për dhunën në familje” .

Këshilli Bashkiak Devoll, i dha titullin “Qytetar Nderi i Devollit” të ndjerit z. Myfit Lulo!

Këshilli Bashkiak Devoll, i dha titullin “Qytetar Nderi i Devollit” të ndjerit z. Myfit Lulo!
Myfit Lulo lindi më 28 Nëntor 1929 në fshatin Baban të rrethit Devoll. Që në rininë e tij, mori pjesë në shumë kantiere për rindërtimin e Atdheut, në tharjen e kënetave dhe ngritjen e hidroçentraleve dhe kombinateve në çdo cep të vendit. Ai ka qënë zëvendës / drejtor i kantierit të ndërtimit në Kombinatin Metalurgjik ne Elbasan. Jeta e tij është e shkruar në shumë qytete si : Gramsh, Elbasan , Cërrik , Tiranë etj.
Në vitet e fundit të jetës , ai ishte president i firmës së tij ndërtuese “Korça “, në Tiranë. Me ndërgjegjen e pastër dhe zemërmadhësinë e tij, ndihmoi shumë në jetën sociale dhe atë të ndërtimit të Devollit dhe në vende të tjera .Ai ndërroi jetë në 20 Shkurt 2019!