Festa e Prespës së Vogël !

Të bindur për ta kthyer Prespën e Vogël në një nga destinacionet kryesore turistike e cila spikatet për biodiversitetin e saj dhe shumëllojshmërinë e shpendëve në këtë zonë !
“Festa e Prespës së Vogël “është tashmë një festë e cila do të kthehet në një traditë e përvitshme për të promovuar produktet e zonës por jo vetëm. Mbështetja e banorëve që jetojnë aty dhe përmirësimi i jetesës është një tjetër synim i bashkisë.
Valle, këngë , gatime tradicionale, panari dhe argëtim ishin shoqëruesit më të mirë për të gjithë që festuan sëbashku në Zagradec
Një festë në bashkëpunim me Admistratën e Zonave të Mbrojtur Korçë dhe Bashkia Devoll, me mbështetjen financiare të projektit të KFW për Prespën ” Rezerva Ndërkufitare e Biosferës Prespë”. Mirënjohje dhe falenderime për çdo mbështetje për të promovuar sa më shumë zonat më të bukura të Devollit🤝
Zbuloni dhe shijoni Prespën e Vogël ✅

Takimi letrar me poetin lirik z.Skënder Rusi !

Klubi i leximit Devoll në kuadër të projektit “Letërsia mes nesh”📖📚mbështetur nga Qëndra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në bashkëpunim me Bashkinë Devoll, organizuan takimin letrar të rradhës me poetin Skënder Rusi.
Shkrimtarit z. Skënder Rusi iu akordua dhe një çertifikatë mirënjohjeje 📃nga kryetari i Bashkisë Devoll, z. Eduard Duro si një poet lirik i dhimbjes së bukur, poet me vlera kombëtare që përfaqëson denjësisht trevën dhe shpirtin fisnik të Devollit!
Falendërim i veçantë për kordinatorin e projektit , shkrimtari dhe përkthyesi , z. Eris Rusi i cili në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë Devoll, znj. Zerina Sinani dhe Drejtorinë e Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, mundësoi këtë takim. Një falendërim për dy artistë të çmuar të skenës shqiptare z.Petrika Riza dhe znj.Klaudeta Riza, nënkryetaren e Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re”, poeten Gerta Bandilli.
Një falendërim dhe për nxënësit e gjimnazit🏫“Fuat Babani” Bilisht si dhe mësuesen Aurela Cane , që interpretuan pjesë nga krijimtaria e shkrimtarit Skënder Rusi .

Dhuna ndaj fëmijëve dhe Sistemi i Menaxhimit , Trajtimit dhe Referimit të rasteve !

Trainimi i përbashkët i Bashkisë Devoll me CRCA/ECPAT Shqipëri, me temën ” Dhuna ndaj fëmijëve dhe Sistemi i Menaxhimit , Trajtimit dhe Referimit të rasteve” 👨‍👩‍👧‍👦. Pjesëmarrës në këtë trainim ishin : Punonjës të Bashkisë Devoll nga Sektori i Shërbimit Social, Shëndetësor, Ndihmës Ekonomike, Shërbimeve Shoqërore. Gjithashtu të pranishëm ishin dhe zv. Kryetari i Bashkisë Devoll znj. Zerina Sinani , punonjës nga Zyra Vendore Arsimore Devoll, si dhe përfaqësues nga Policia e Shtetit.
✔️Ky trainim zhvillohet në kuadër të zbatimit të nismës : ” Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Sociale në Bashkinë Devoll”, ndërmerret në kuadrin e zbatimit të programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Sociale në një nivel lokal (IMSPSD), I zbatuar nga Qeveria e Shqipërisë 🇦🇱 në partneritet midis katër Agjencive të OKB-së financuar nga Fondi i Përbashkët SDG 🤝.

NJOFTIM !

Në zbatim të Urdhrit Nr.243 , datë 08.06.2021 të Ministrit Të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Znj. Milva Ikonomi “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë , në mjedise të hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla” , dhe Urdhrit Nr.204 ,  datë 22.06.2021 të Kryetarit të Bashkisë Devoll , duke nisur nga dita e sotme , datë 22 qershor 2021 , ne territorin e Bashkisë Devoll ndalohet :

Tregtimi i shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në territorin në administrim të Bashkisë Devoll .

Ky ndalim do  të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë dhe zbatimi do të monitorohet rigorozisht në terren nga të gjitha strukturat e Bashkisë Devoll , në bashkëveprim me DRVMB-Elbasan , Zyra Vendore e Veterinarisë Devoll .

Shkarko dokumentin !