DEVOLLI NË SAZE !

🎼 “DEVOLLI NË SAZE” 🎼
Një titull sa intrigues po aq edhe festiv i aktivitetit të zhvilluar në ambientet e Qëndrës Kulturore Devoll . Sazet , një formacion muzikor që lindi për të mbajtur gjallë polifoninë popullore, një formacion muzikor që nuk ka se si t’i mungojë qytetit tonë. 🎵🎶

Një falendërim për instrumentistët : Marsel Muzikanti , Sokol Shurdho , Tomi Abasllari , Agron Murati , Fatjon Guraj , si dhe këngëtarët : Ana Goce , Alket Spaho , Ergi Agolli , të cilët dhuruan një atmosferë të ngrohtë artistike.

Ky projekt artistik u realizua nga Qëndra e Kulturës Devoll nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Devoll Z. Eduard Duro, koreografit Z. Sokol Ceka , Libreti Znj. Kozeta Zaimi , moderatore Anastasia Zaimi!

 

 

 

Konsultime Publike për Buxhetin dhe Paketën Fiskale !

Mbështetur në shkronjën “b” e pikës 1.3 të nenit 9, nenin 35, nenin 36,  shkronjën “f” të nenit 54 të Ligjit Nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore “; Ligjin Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar ;  Ligjin Nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar :

Bashkia Devoll do të kryejë Konsultime Publike për Buxhetin dhe Paketën Fiskale për vitin 2022 përkatësisht në këto data:

 

  1. Ditën e Hënë Datë 08.11.2021 ora 13:00 Njësia Administrative Miras , në ambjentet e godinës së Njësisë , në fshatin Miras.
  2. Ditën e Hënë Datë 08.11.2021 ora 15:00 Njësia Administrative Hocisht , në ambjentet e godinës së Njësisë , në fshatin Hocisht.
  3. Ditën e Martë Datë 09.11.2021 ora 13:00 Njësia Administrative Progër , në ambjentet e godinës së Njësisë , në fshatin Progër.
  4. Ditën e Martë Datë 09.11.2021 ora 15:00 Njësia Administrative Qendër-Bilisht , në ambjentet e godinës së Nënprefekturës Bilisht.
  5. Ditën e Mërkurë Datë 10.11.2021 ora 13:00 Qyteti Bilisht , në ambjentet e godinës së Nënprefekturës Bilisht.

 

Njoftohen të gjithë qytetarët dhe Bizneset e Qytetit të Bilishtit  dhe të Njësive Administrative të Bashkisë Devoll për pjesëmarrjen në këto konsultime sipas ditëve dhe orëve të sipërmendura më lart . “Buxhetimi me Pjesëmarrje” ju ofron mundësinë për të vendosur së bashku me pushtetin vendor për prioritetet më të rëndësishme në zonën ku banoni.

Ju mirëpresim !

Bilishti me Biçikleta , Muaji Rozë !

Sot më datën 28.10.2021 në pedonalen e qytetit në kuadër të Tetorit rozë🎀 u organizua aktiviteti sensibilizues drejtuar të gjitha grave dhe vajzave të Bashkisë Devoll .
🎀 Në të gjitha sfidat e jetës , forca e gruas jep shpresë për ringritje dhe zhvillim ! Aktiviteti u zhvillua  në orën 11:00  në pedonalen e qytetit , dhe më pas  vazhdoi me pedalimin me biçikleta drejt fshatit Vishocicë .🚲🚲

Festivalit Folklorik Kombëtar të Shoqatave Kulturore Artistike !

U zhvillua në qytetin e Kavajës edicioni i pestë i 🎼 Festivalit Folklorik Kombëtar të Shoqatave Kulturore Artistike .🎵🎶

Në këtë festival i cili është bërë traditë , mori pjesë dhe Ansambli Folklorik Devolli me mbështetjen e kryetarit të Bashkisë Devoll Z. Eduard Duro . Juria nderoi me çmimin e dytë Ansamblin tonë Folklorik🏅, çmimi i parë iu dha Ansamblit të Hasit.

Faleminderit artistëve për interpretimin e lartë profesional !

 

DRITËRO , 90 VJETORI I LINDJES !

Bashkia Devoll organizoi veprimtarinë letraro-artistike në nderim të patriarkut të letrave shqipe , poetit me vlera universale Dritëro Agolli , në përkujtim të 90-vjetorit të lindjes së tij.
Dritëro Agolli nuk jeton më , por ai është i pranishëm përmes letrave📃 dhe krijimtaria e tij është e pasur me poezi ,📜poema , tregime , romane , 📖 drama e skenare filmash .🎞 Sot në 90-vjetorin e lindjes shkrimtari Dritëro Agolli është përkujtuar përmes poezive , këngëve dhe kujtimeve. Krenarë për Dritëroin tonë , përjetësisht do të mbetet i çmuar dhe i paharruar! 🙏