Vetëdeklarimi i adresës së banimit të lehtëson aksesin në të gjitha Shërbimet Publike!

📌 Vetëdeklarimi i adresës së banimit të lehtëson aksesin në të gjitha Shërbimet Publike.
       
Ju duhet të bëni vetëdeklarimin e adresës ku banoni ?    👉 Apliko Tani!
 
 
ose
 
✅ Drejtohu në sportelet e Gjendjes Civile pranë Bashkisë Devoll!
 
👉 Zgjidhni mënyrën më të lehtë për të bërë vetëdeklarimin e adresës.
 
#adresa #vetedeklarimi
#e-albania #adresari #sherbime #gjendjacivile #adresari #regjistrim #shtetishqiptar #ministriaebrendshme #qytetar

Të ndalim dhunën ndaj grave TANI !

Bashkia Devoll në bashkëpunim me CRCA vijon me aktivitetet ndërgjegjësuese në kuadër të “ 16 Ditëve Të Aktivizimit Të Luftës Kundër Dhunës Me Bazë Gjinore “ , ku vazhdohet me thirrjet për veprime konkrete në lidhje me dhunën në familje apo dhunën ndaj grave dhe vajzave pa dallim moshe , si një shkelje e rëndë e të drejtave themelore te njeriut.
✅ Në gjimnazin “Nesim Kaçani “ në Miras , dhe më pas në një takim me gra dhe vajza të Njësisë Administrative Miras u zhvilluan shumë diskutime dhe ide , për problematikat dhe zgjidhjet që ofrohen për viktimat e dhunës në familje .
✅ Institucionet arsimore janë burim i rëndësishëm për identifikimin e rasteve të dhunës në familje dhe mbështetjen e fëmijëve si viktimë apo dëshmitar të dhunës. Këto institucione kanë po ashtu rol të rëndësishëm në ngritjen e ndërgjegjësimit lidhur me dhunën në familje dhe njoftimin e instancave të tjera për rastet e fëmijëve që kanë nevojë për mbrojtje.
✅ Arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i grave dhe vajzave kërkon përpjekje më të fuqishme nga të gjithë së bashku nën një zë : “ Të ndalim dhunën ndaj grave TANI !”
👉 Denonconi çdo rast dhune fizike ose psikologjike në numrin e policisë së shtetit ☎️ 129!

Agrichallenge , një mundësi fantastike !

Për të rinjtë e Devollit , një mundësi fantastike , në vecanti për studentë në fushën e bujqësisë apo informatikës ose të rinj të apasionuar në këto disiplina.
✅ #AgriChallenge organizon në Korçë workshopin e hapur “Si të ndërtosh një projekt bujqësor me ndihmën e teknologjisë” ku ju mund të zhvilloni më tej idetë tuaja inovatore apo të diskutoni me startup-e të suksesshme.
✅ Ky event do të zhvillohet në 11 dhjetor , në orën 11:00 në Bibliotekën Thimi Mitko.
👉 Regjistrohuni në
✅ Agrichallenge do të kulmojë në një Hackathon , në Mars të vitit 2022 , i cili do të shpërblejë financiarisht të rinjtë me ide të mira në fushën e dixhitalizimit të proçeseve të ndryshme bujqësore.

Regjistroni adresën e banimit në #eAlbania ose në zyrën e Gjendjes Civile pranë Bashkisë Devoll !

Regjistroni adresën e banimit në #eAlbania ose në zyrën e Gjendjes Civile pranë Bashkisë Devoll !
📌 Ka nisur fushata e ndërgjegjësimi për qytetarët që të regjistrojnë dhe saktësojnë adresën e banimit.
📌 Ky është gjithashtu një detyrim ligjor dhe kusht që të mos vetëpërjashtoheni nga aksesi në shumë shërbime publike. Kudo ndodheni e në çdo kohë mund të aplikoni online nëpërmjet portalit #eAlbania ose duke shkuar vetë në zyrat e Gjendjes Civile.
Bashkia ka një rol të rëndësishëm në këtë proces të domosdoshëm, finalizimi i të cilit sjell përfitime për të gjithë. Regjistri Kombëtar i Adresave idealisht do të jetë burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të ditur më në fund se kush banon ku.
#ADRESAIME 📍– Çelësi për të gjitha shërbimet publike✅