Gratë shprehen, flasin e ngrenë zërin që nevojat e tyre për shërbime më të mira sociale të dëgjohen e të shtohen në buxhetet e Bashkisë!

📍Qëndra Komunitare “Sot Për Të Ardhmen” në kuadër te projektit ” Merr pjesë , Shprehu, Vendos” kanë nxitur diskutimin për rritjen e aktivizmit të grave e vajzave në buxhetimin me pjesëmarrje . 
📍Përfaqësues të Bashkisë Devoll dëgjuan nga gratë cilat janë ato shërbime që nevojitet të shtohen e përmirësohen në prioritetet e Buxhetit të Bashkisë !
🤝UN Women Albania
🤝United Nations Albania
🤝Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Dritëro Agolli përkujtohet përmes poezive dhe këngës !

Dritëro Agolli nuk jeton më, por ai është i pranishëm përmes letrave dhe krijimtaria e tij është e pasur me poezi, poema, tregime, romane, drama e skenare filmash.

Në ditën e lindjes së tij , shkrimtari u përkujtua përmes poezisë  dhe këngës në një aktivitet të organizuar për nder të tij nga shkolla 9-vjecare “Dritëro Agolli” , në bashkëpunim me Bashkinë Devoll . Dritëro Agolli vlerësohet si një nga figurat qëndrore të poezisë shqipe dhe një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të “brezit të viteve 1960”. Nën perlat e penës dritëron mes vitesh e përjetë shpirti i gjallë i një poeti. Ëndërroi pa kushte, jetoi e shenjtëroi për veten, për Devollin, për Menkulasin, e për të gjithë ne. Duke na lënë pasurinë më të madhe që dora, shpirti e mendja mund të thurrin. E përkujtojmë në ditëlindjen e tij, ditën kur mishëroi letërsinë shqipe. Nëse për të tjerë çohemi në këmbë dhe duartrokasim, për të përulemi dhe falenderojmë me mirënjohje.

#DRITËROFSH_DHE_NË_BOTËN_TJETËR_PASURIA_E_KOMBIT TONË

  

Pranë familjeve në nevojë ! #BashkiaDevoll

👉Nëse ju bëni një punë të mirë për të tjerët, me atë dozë gëzimi, ju mund të shëroni edhe veten në të njëjtën kohë 😊
Së bashku i rikthyem buzëqeshjen Antonios dhe familjes së tij. Një dhuratë për Antonion ishte karroca me rrota e cila do e ndihmojë të jetojë si moshatarët e tij, do të dalë, të marrë ajër të pastër duke shëtitur në qytet. Tashmë jeta e tij do të jetë më e lehtë dhe do të mund të takohet me miqtë dhe bashkëmoshatarët e tij🤝
Bashkia Devoll me mbështetje të UNDP’Albania do të vijojë të qëndrojë pranë fëmijëve të komunitetit Rom dhe Egjiptian 👫 duke i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme si ato jetike dhe didaktike📎📒✏️

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar të Sazeve Popullore

Është zhvilluar në datën 2-3-4 Tetor , Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar të Sazeve Popullore.
Aktiviteti u zhvillua në qytetet e Ersekës dhe Leskovikut.
Grupi “Sazet e Devollit” mbeten një vlerë e rrallë dhe e paçmueshme për fondin e kulturës 🏆
Padiskutim që nuk do të mungonin në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Sazeve Popullore i mbajtur në qytetet e Ersekës dhe Leskovikut📌 me qëllim rigjallërimin e traditës së vyer të sazeve .🎼🎷🎺
Si gjithmonë me vlerat e tyre kanë pasuruar fondin e kulturës shpirtërore shqiptare përmes një krijimtarie të larmishme dhe origjinale në gjininë instrumentale dhe vokale. 👏👏
Mirënjohje për formacionin tonë orkestral të përbërë nga :
Klarinetë – Romarjo Begolli
Dajre – Vegim Palla
Llahutë – Agim Lumi
Fizarmonikë – Jani Begolli
Fizarmonikë – Përparim Pajo
Këngëtar – Hekuran Hoxha