Kampi Veror “Fantastiket” !

Njoftojmë prindërit e Bashkisë Devoll se kanë filluar regjistrimet e fëmijëve për t’u bërë pjesë e kampit veror që do të organizohet përgjatë muajit korrik .
🔴 Fëmijët do të jenë të moshave 5-14 vjeç . Kampi do të zhvillohet prej orës 9:00 – 12:00 , në ambjentet e shkollës 9-vjeçare “Dritero Agolli “.
👉 Ky aktivitet ka si qëllim promovimin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetin dhe po realizohet në bashkëpunim me Bashkinë Devoll dhe Shkollën 9-vjeçare ” Dritëro Agolli” Bilisht.
🔴 Fëmijët do të kenë mundësi të përfshihen në lojëra të ndryshme , aktivitete argëtuese në të cilat do të angazhohen edhe nënat si dhe do të kenë mundësi të konsumojnë diçka për të ngrënë .
👉 Regjistrimet do të bëhen pranë zyrës së Shërbimit Social të Bashkisë Devoll , prej orës 9:00 – 12:00 deri ditën e premte , datë 8 korrik . 🔴Regjistrohu dhe Ti! 🤗👌
Kampi veror realizohet në kuadër të projektit “Krijimi i hapësirave për nxjerrjen në pah të fuqisë së grave Rome dhe Egjiptiane “, organizohet nga Qendra Treja mbështetur nga United Nations Development Programme – UNDP.

Festa e Mjaltit të Parë !

“Festa e Mjaltit të Parë” përcolli shumë emocione mes vizitorëve , Bletërritësve dhe të gjithë dashamirësve të bletës , nëpërmjet shijimit të mjaltit në stendat e panairit , koreografisë të fëmijëve me kostume blete , si dhe aktivitetit artistik nga grupi i valleve me motive popullore. 🤩
Pjesëmarrës në këtë festë ishin Bletarë të Qarkut por edhe nga Shqipëria dhe Rajoni i Ballkanit , Zv.Ministri i Bujqësisë Z.Dhimitër Kote , Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Znj. Ana Verushi , Kryetari i Bashkisë Maliq Z.Gëzim Topçiu.
Bashkia Devoll si organizatore e kësaj veprimtarie ndau çertifikata mirënjohje për bletërritësit e vjetër dhe përfaqësues të shoqatave të tyre nga vendi dhe rajoni i Ballkanit : Kosovë , Greqi ,Turqi , Maqedonia e Veriut , Mali i Zi , Serbi , Bosnjë Hercegovina!

THIRRJE PUBLIKE PËR KËSHILLIN VENDOR TË RINISË !

Bashkia Devoll shpall thirrjen publike për anëtarësim në Këshillin Vendor të Rinisë. Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kriteret. Kandidati/ja duhet të jetë banor i bashkisë së Devollit dhe i moshës prej 15 deri 29 vjeç.

Përzgjedhja mes individëve që kanë shprehur interes bëhet nga grupi i punës përgjegjës i ngritur pranë Bashkisë duke u bazuar në kriteret dhe procedurat që parashikon ligji.

Kandidatët për KVR, përfaqësues nga të rinj aktiv të bashkisë Devoll duhet të përmbushin këto kritere:

Kandidatët për KVR , përfaqësues nga të rinj aktiv të bashkisë Devoll duhet të aplikojnë brenda afatit duke derguar dokumentat me një klikim në adresën : Bashkiadevoll@gmail.com  

  Klikoni këtu për të aksesuar dokumentin e plotë !     

 

Qendër Multifunksionale për personat në nevojë !

Bilishti do të ketë së shpejti një Qendër Multifunksionale për personat në nevojë , një donacion 17.968.030 lekë nga PNUD dhe bashkëfinancimi i Bashkisë në vlerën 3.200.000 lekë.
Sot së bashku me prefektin e Qarkut Korce Z.Nertil Jole dhe nënprefektin  e Bashkise Devoll Z.Henrik Rusi ,  kryetari i  Bashkisë Devoll Z.Eduard Duro panë nga afër ecurinë e punimeve në këtë qendërn , e cila do të ketë klasa për fëmijët në nevojë , sallë aktivitetesh dhe takimesh , sallë fizioterapie , dhomë mjeku , dhomë psikologu , mence me kuzhinë , 3 apartamente strehimi për viktimat e dhunës , fatkeqësive natyrore , jetimëve etj.

Plani Vendor i Veprimit për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane si dhe të Kthyerve nga Emigrimi dhe Azili (2022-2025)

Qeverisja e mirë dhe garantimi i një zhvillimi të qëndrueshëm janë në themel të asaj çka qeverisja në çdo nivel duhet të sigurojë për qytetarët. Kjo është veçanërisht sfiduese në nivel vendor ku problematikat e decentralizimit dhe reformimit i janë shtuar atyre të mëhershme. Për këtë nevojitet, ndër të tjera, një përmirësim i vazhdueshëm i menaxhimit të të gjitha burimeve vendore, forcimi i planifikimit strategjik, forcimi i kapaciteteve administrative dhe profesionale të administratës vendore, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve, rritja e pjesëmarrjes qytetare në proceset vendim-marrëse si dhe monitorimi i zbatimit të politikave dhe programeve në nivel vendor mbi bazën e parimit të mosdiskriminimit dhe angazhimit qytetar.

Një instrument i rëndësishëm që e mundëson mirëqeverisjen në nivel vendor janë planet vendore të zhvillimit. Ato përdoren nga bashkitë për të përmirësuar aspekte të qeverisjes vendore në kuadër të zbatimit të politikave të zhvillimit bazuar në vlerësimin e nevojave duke mundësuar shpërndarjen e prioritizuar të burimeve të vlefshme, lejon identifikimin e hendekut financiar për të negociuar me aktorë të tjerë dhe agjenci donatore në mbështetje të projekteve të zhvillimit në nivel vendor, si dhe mundëson monitorimin e rregullt të zbatimit të masave dhe aktiviteteve.

Ky dokument paraqet Planin Vendor të Veprimit për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane si dhe të Kthyerve nga Emigrimi dhe Azili  (2022-2025) të Bashkisë  Devoll (këtu e më poshtë PVVIREKEA (2022-2025), një instrument që do të garantojë që parimet e mirëqeverisjes do të zbatohen dhe mundësojnë integrimin dhe gjithëpërfshirjen e pakicave rome dhe egjiptiane në këtë bashki për periudhën 2022-2025. Ky plan vjen si një zhvillim progresiv i Planit Kombëtar për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2021-2025.

Në deklaratën e Partnerëve të Ballkanit Perëndimor mbi Integrimin e Romëve në Procesin e Zgjerimit të BE, Shqipëria bëri një angazhim për të vazhduar dhe rritur përpjekjet për barazi të plotë dhe integrimin e Romëve, veçanërisht përmes zbatimit dhe ndjekjes së Konkluzioneve të Përbashkëta të Seminareve Rome, në sektorët e Punësimit, Strehimit, Arsimit, Shëndetit, Regjistrimit civil, Mbrojtje Sociale dhe Mos-diskriminim. Shqipëria u angazhua për të zhvilluar, miratuar dhe zbatuar standarde rajonale mbi buxhetimin publik në lidhje me integrimin e romëve për politikat e synuara, si dhe rritjen e buxhetit publik (qëndror dhe lokal) për integrimin e këtij komuniteti; të krijojë kanale dhe mekanizma zyrtarë për përfshirjen e përbashkët të vetëqeverisjes vendore dhe komunitetit romë në formulimin e politikave, vendimmarrjes, zbatimit dhe monitorimit të përpjekjeve të ndërmarra për arritjen e objektivave të kësaj Deklarate.

Plani përputhet plotësisht me kornizën e re strategjike rome të BE-së për barazi, përfshirje dhe pjesëmarrje 2020-2030.

 

Përpjekjet e Bashkisë Devoll dhe organizatave të tjera, të dhënat nga viti I fundit (2021) tregojnë se ekzistojnë ende probleme të regjistrimit civil, arsimit, punësimit, kujdesit shëndetësor, strehimit dhe mbrojtjes sociale. Këto probleme janë edhe më të mëdha kur shtohet stigma sociale aktuale, stereotipet dhe diskriminimi që për fat të keq janë akoma të pranishme ndaj pakicave Rome dhe Egjiptiane.

Financimi për zbatimin e masave të parashikuara në PVVIREKEA (2022-2025), është parashikuar në buxhetin e Bashkisë Devoll, pas një vlerësimi të fondeve të disponueshme. Në rastet kur buxheti i Bashkisë nuk është i mjaftueshëm për përmbushjen e plotë të objektivave, PVVIREKEA (2022-2025) parashikon një ndarje të hendekut të financimit si dhe propozimin për fonde donatorësh. Në përmbushjen e këtij gendeku një rol të rëndësishëm do të luaj Projekti i PNUD “Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor”.

 

Klikoni këtu për të aksesuar pjesen narrative !

Klikoni këtu për të aksesuar matricen  !