Ne zbatim te Ligjit nr.152/2013″ Per nepunesin Civil”, i ndryshuar neni 18 si dhe V.K.M nr.108 date 26.02.2014 “Per planin vjetor te pranimit ne Sherbimin Civil”, Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerzore, me Vendimin e Keshillit te Bashkise nr.97 date 29.12.2022 “Mbi miratimin e buxhetit vjetor 2023 te Bashkise Devoll” dhe Vendimin e Keshillit te Bashkise nr.91 date20.12.2022 “Per miratimin e nivelit te pagave te punonjesve ne institucionin e Bashkise Devoll dhe institucioneve te varesise per vitin 2023”, dhe ne mbeshtetje te Urdherit nr.109 date 11.01.2023 te Kryetarit te Bashkise “Per miratimin e struktures organizative te Bashkise Devoll”.
Ky ligj përcakton rregullat dhe procedurat administrative dhe të shpërndarjes së programeve sociale për strehim, me qëllim krijimin e mundësive për strehim dhe në ndihmë të institucioneve shtetërore përgjegjëse.
Bazuar në ligjin 22/2018 “Për Strehimin Social”, neni 23 i këtij ligji hapen thirrjet pranë Bashkisë Devoll për vitin 2023 për regjistrimin e subjekteve publike dhe private si “Pronarë Sociale”.
Neni 23
Statusi i pronarit social
“Pronar social” është çdo subjekt publik, përveç njësive të vetëqeverisjes vendore, si edhe çdo subjekt privat, që investon në banesa sociale me qira ose që disponon banesa për t’i dhënë me qira, për familjet në nevojë për strehim.
Të gjithë të interesuarit të paraqiten pranë zyrës së strehimit social në Bashkinë Devoll.